9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Salah: Jam i lumtur te Liverpooli, kam ambicie të mëdha dhe ky është vetëm fillimi

Më të lexuarat

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah këmbëngul se e ardhmja e tij është në klubin e Ligës Premier, duke thënë se paraqitjet e ekipit të tij këtë sezon ishin vetëm fillimi.

Salah u vlerësua për sezonin e tij të pabesueshëm duke fituar trofe të dyfishtë individual në çmimet e fundvitit të Liverpoolit të enjten.

Reprezentuesi i Egjiptit ka shënuar 43 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në Anfield, duke ndihmuar djelmoshat e Jurgen Kloppit të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dhe 25-vjeçari, i cili është kontraktuar deri në vitin 2022, tha se është i angazhuar për të arritur edhe më shumë në Liverpool, mes raporteve që Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e tij.

Salah ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar (Getty Images)

“Jam shumë i lumtur këtu, çdo gjë është mirë”, ka thënë fillimisht Salah për gazetarët e pranishëm në ceremoni.

“Sigurisht që unë kam ambicie për të ardhmen me Liverpoolin”.

“Siç mund ta shihni, kemi pasur një sezon të mirë, tani jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të gjithë janë të ngazëllyer”.

“Është vetëm fillimi, ky është viti im i parë këtu dhe është e njëjtë për disa lojtarë të tjerë, por është vetëm fillimi”, përfundoi ylli egjiptian.

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1938282142862160/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit