5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Sahatçiu i Shkupit që i reziston kohës

Më të lexuarat

FURKAN ABDULA

SHKUP (AA) – Ustallarët që gati prej gjysmë shekulli merren me ndreqjen e orëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, thuajse i rezistojnë kohës në mënyrë që ky zanat të mos zhduket.

Sahatçiu 58-vjeçar nga Shkupi, Fadil Idriz, është njëri prej atyre që përiqen ta mbajnë të gjallë këtë profesion.

Prej afro 40 vitesh në Çarshinë e Shkupit, ai ushtron zejen e ndreqjes së orëve, me të cilën ka filluar të merret si çirak në moshën 13-vjeçare.

Në punëtorinë e tij në të cilën ekzistojnë shumë orë të vjetra, ai përpiqet “t’i gjallërojë” orët e sjella si orëndreqës që nga viti 1973.

Tradita usta-çirak

Duke folur për Anadolu Agency (AA) në lidhje më traditën usta-çirak, Idriz rrëfen se më herët, zanatçinjtë mund të bëheshin usta pas një periudhe pesë-gjashtë-vjeçare si çirak dhe kallfë.

Idriz tregon se e ka mësuar profesionin e orëndreqjes pasi ka shërbyer për tre vite si çirak dhe tri vite si kallfë pranë një personi në Shkup që i përkiste fesë së krishtere.

“Për gjashtë vite të plota punova për ustain tim. Në vitin 1979 mora këtë diplomë si sahatçi dhe deri më sot e kam vazhduar këtë zanat”, theksoi Idriz.

Ai thotë se orëndreqja është profesion i cili kërkon përpikëri dhe durim dhe shton se jo secili mund t’i qaset këtij profesioni.

“Kjo sepse zanati ynë është shumë i përpiktë. Pra, njeriu nuk duhet të jetë nervoz. Personat nervoz nuk mund ta ushtrojnë dhe vazhdojnë këtë zanat”, vlerësoi ai.

Orët mekanike po humbasin vlerën

Idriz thotë se para 30 vitesh në Shkup kishte rreth 45 sahatçi që ushtronin këtë profesion dhe se tani ky numër është zvogëluar në 10-15 vitet e fundit me shfaqjen e orëve elektronike.

Sipas tij, orët mekanike janë duke humbur vlerën me prodhimin e orëve elektronike. Ai shprehet se në Shkup ekzistojnë rreth 12 persona që merren me këtë profesion dhe se gjysma e tyre bëjnë vetëm shitje, kurse pjesa e tjetër merren me ndreqje.

Gjithashtu, Idriz thotë se më herët ka ndrequr të paktën 15-20 orë në ditë, kurse tani ndreq vetëm 2-3 sosh. Orët që sillen për t’u ndrequr, thekson Idriz, siellen për të ndërruar xhamin e thyer, rrypat e vjetëruar ose baterinë.

Të mos vdesë ky zanat

Idriz u rekomandon të rinjve të merren me këtë zanat i cili ballafaqohet me zhdukje.

“Unë them që disa të rinj ta vazhdojnë atë. Ky zanat të mos vdesë asnjëherë”, thotë Idriz, duke shtuar se, megjithatë, brezi i ri nuk i qaset këtij profesioni që kërkon përpikëri dhe durim dhe nuk dëshiron të merret me të.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit