9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Sadakaja më përpara arrin tek Allahu sesa tek dora e të varfrit

Më të lexuarat

Përmendet që Lejs ibn Sa’di ka qenë tregtar i suksesshëm me mjaltë.

Një ditë atij i arriti anija përplot me fuqi (barela) me mjaltë. Kur kuptoi për këtë, një plakë e varfër erdhi me një enë të vogël dhe i tha:

– Të lutem, ma mbush këtë enë me mjaltë.

Lejsi e refuzoi, ndërsa plaka duarthatë u kthye në shtëpinë e saj. Pas kësaj, Lejsi urdhëroi punëtorin e tij ta gjej adresën e plakës dhe ia dërgoi një fuqi përplot me mjaltë. Punëtori u çudit dhe i tha:

– Plaka të kërkoi t’ia mbushësh një enë të vogël me mjaltë, e ti e refuzove, ndërsa tani po ia dërgon një fuqi me mjaltë?!

Lejsi i tha:

– Ajo kërkoi varësisht nga mundësitë dhe nevojat e saj, ndërsa unë po i jap sipas mundësive të mia.

* * *

Po ta dinte ai që jep sadakanë dhe të ishte i vetëdijshëm që sadakaja më përpara arrin tek Allahu sesa në duart e të varfrit, kënaqësia e atij do të ishte më e madhe sesa e atij që merr sadakanë.

A e di çfarë vlere ka sadakaja?

Sadakaja është një prej dyerve të Xhenetit.

Sadakaja është një prej veprave më të mira, ndërsa sadakaja më e mirë është ta ushqesh të uriturin.

Në Ditën e Gjykimit sadakaja do të të mbrojë dhe do të të largojë nga zjarri i Xhehenemit.

Sadakaja e shuan hidhërimin e Zotit tonë dhe nxehtësinë e varrit.

Sadakaja është gjëja më e mirë dhe më e dobishme që mund t’u dhurohet të vdekurve tanë.

Sadakaja është pastrim i shpirtit.

Sadakaja është në Ditën e Gjykimit shkas i lumturisë dhe kënaqësisë në dynja dhe dritë në fytyrën e atij që e jep.

Sadakaja është shkas i faljes së mëkateve.

Sadakaja është shkas i lutjes së melekëve për atë që jep sadakanë.

Sadakaja është shenjë e zemërgjerësisë, fisnikërisë dhe bujarisë. Sadakaja është shkas i pranimit të lutjes dhe mënjanimit të fatkeqësisë.

Sadakaja është ilaç dhe shërim.

Shpërblimi dhe sevabi i sadakasë janë të garantuar qoftë kur ka të bëjë edhe me kafshët.

Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit