4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët para televizorit dhe sa i besojnë?

Më të lexuarat

Në vitin 2016, çdo teleshikues shqiptar qëndroi i shoqëruar nga televizori për të paktën 4 orë e 30 minuta në ditë, duke e klasifikuar vendin tonë mes shteteve që qëndrojnë më gjatë para ekranit të këtij mediumi. Shifra është pothuajse 1 orë mbi mesataren europiane prej 3 orësh e 40 minutash në ditë dhe na grupon me vendet e Europës Lindore, Italinë dhe Portugalinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Unioni Europian i Transmetuesve, televizioni është edhe media të cilës shqiptarët i besojnë më shumë, ndryshe nga shumica e Europës, e cila informimin e konsideron më “të shenjtë” në radio. Këtë nivel të lartë besimi tek televizioni, Shqipëria e ndan me vendet nordike, të cilat kanë të njëjtin perceptim për informacionet e transmetuara në televizione.

Nga format e tjera të informimit, shqiptarët favorizojnë besim edhe në shtypin e shkruar e në radio, por në rënie nga viti i mëparshëm.

Sikurse me shumicën e vendeve të Europës, edhe në vendin tonë rrjetet sociale janë më pak të besuarat dhe numri i shqiptarëve që preferojnë të përdorin këtë medium për të lexuar lajme është në rënie.

Nga ana tjetër, besimi tek interneti ka ardhur në rritje, së bashku me numrin e individëve që kalojnë kohë në portale online, duke i vizituar drejtpërsëdrejti, ose përmes rrjeteve si Facebook.Në rajonin e Ballkanit, ndryshe nga vendi ynë, është shtypi i shkruar që konsiderohet media më e pasaktë. Nëse në rastin e Britanisë së Madhe, kjo do të justifikohej nga prania e lartë e gazetave tabloide, në Ballkan si shkak merret kryesisht mungesa e profesionalizmit.

Sa i takon zhvillimit të mediave, interneti është ai që po fiton gjithmonë e më shumë terren, për shkak se të rinjtë po largohen nga ndikimi i mediave tradicionale. Nëse një qytetar europian kalon 3 orë e 40 minuta në ditë përpara televizorit, tek të rinjtë kohëzgjatja përgjysmohet në vetëm 2 orë në ditë.

Një trend tjetër në botën e mediave është ai i përdorimit të Televizorit për të stream-uar video nga platforma online Netflix dhe YouTube. Në Shtetet e Bashkuara, tashmë 1/4 e kohës që televizori rri ndezur shpenzohet për të parë këto platforma, në vend të televizioneve direkte.Scan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit