15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sa namaz sunete duhet te falësh pas namazit të xhumasë?

Më të lexuarat

Sunetet pas namazit të xhumasë

Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kur dikush nga ju të falë xhumanë, le të falë katër rekate pas saj.” (Muslimi)

Ndërsa në një përcjellje tjetër: “Ai që do të falet pas xhumasë, le të falë katër rekate.” (Muslimi)

Them: Të dy këto hadithe tregojnë për ligjshmërinë e dy apo katër rekateve pas namazit të xhumasë.
Veprimi i cilësdo prej tyre është i lejuar, por më e mira është falja e katër rekateve pas xhumasë, sepse nxitja për kryerjen e tyre ka ardhur nga fjala e Profetit (salallahu alejhi ue selem).
Ky sunet – dy apo katër rekate – në mënyrë të përgjithshme, është më mirë që të veprohet në shtëpi.

Ka thënë shejh Albani në “Temamu el minah”: “Fjala e disave, që nëse i fal sunetet në xhami, fal katër rekate dhe nëse i fal në shtëpi, fal dy, nuk ka asnjë argument.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit