12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sa myslimanë jetojnë në Europë?

Më të lexuarat

Perceptimi se popullata myslimane është më e madhja në Europë është se me të vërtetë feja islame është shumë e përhapur, sipas një analize të vitit të kaluar nga Ipsos Mori( Agjenci marketingu dhe organizatë kërkimore në Angli).

31% e popullsisë së Francës janë myslimanë përkundrejt 8% që figurojnë të regjistruar. Gjermanët mendonin se popullsia myslimane ishte 19% kundrejt 6%, dhe Mbretërinë e Bashkuar shifrat ishin 21% nga 5%.

Idetë e gabuara rreth popullatës minoritare qëndron në rrugën e një debati më të informuar mbi migrimin në një kohë të paqëndrueshme. Si Giles Merritt, kreu me bazë në Bruksel, shkruan, “Sulmet terroriste në Paris i kanë dhënë një ndarje të thellë Evropës mbi refugjatët e saj dhe kriza e emigrantëve”.

Gjermania dhe Franca kanë popullsinë më të mëdha me myslimanë dhe në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian më shumë se 4.7 milionë secila, ndërsa Britania e Madhe vjen e treta me vetëm nën tre milionë, sipas Pew Research, ( Agjenci joqeveritare Amerikane, që merren me kërkime dhe analiza kryesisht përmjet internetit),

Franca vjen e treta në mesin e vendeve të BE-së me 7.5% të qytetarëve të njohur si mysliman. Qipro kryeson me 25.3% e pasuar nga Bullgaria me 13.7%. Hulumtimi i Pew, sugjeron se popullsia myslimane e BE-së pritet të arrijë nivele rreth 8% në rritje deri në vitin 2030.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit