4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sa ka tolerancë fetare te të rinjtë e Prishtinës dhe Prizrenit? [Video]

Më të lexuarat

Të rinj në Prishtinë dhe Prizren janë anketuar rreth tolerancës fetare në kuadër të rubrikës VOX të Radio Evropa e Lirë.

Genita Kolgeci nga Prizreni tha se ka shumë tolerancë fetare. Ajo tha se personalisht ka shokë të besimit katolik dhe për asnjë moment nuk i anashkalojnë ose bëjnë dallim me ta.

Edhe Artan Rizanaj nga Prizreni tha se ka tolerancë shumë dhe se të rinjtë kanë filluar t’i prijnë fesë kah e mbara.

Ndërsa, Drin Ferataj thotë se ka tolerancë fetare në Prishtinë. Të rinjtë, sipas tij, po e respektojnë shumë personalitetin e njëri-tjetrit.

“Nuk mendoj se ka ndonjë diskriminim për shkaqe fetare”, tha ai.

E Erëza Rexhepi, e cila tha se është nga Ferizaj, tha se ka tolerancë të madhe fetare dhe se këtë e dëshmon edhe shembulli në qytetin e saj, ku në një oborr janë kisha dhe xhamia.

Të rinjtë thonë se hanë iftar edhe me shoqëri katolike.

Genita Kolgeci tha se me një shoqe të saj katolike kanë mbajtur bashkë Ramazan dhe kanë dalë të hanë iftar bashkë me të.

E Vesel Hoxhaj tha se i ka ndodhur të shkojë te miqtë e tij katolikë për t’i uruar për Pashkë e për Krishtlindje si dhe edhe ata kanë ardhur në familjen e tij për t’i uruar për Bajram.

“Për ne shqiptarët e para është kombësia”, thotë ai.

Mbi 96 për qind e popullsisë së Kosovës janë të besimit Islam.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit