6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sa folën ministrat? Këto janë shpenzimet për mbushje

Më të lexuarat

Me shpenzimin e parasë publike disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk janë treguar të “kujdesshëm” edhe sa i përket shpenzimeve për mbushje të telefonave mobil.

Përveç shpenzimeve për derivate me veturë zyrtare, ministrat e Qeverisë së Kosovës, kanë shpenzuar edhe për të komunikuar me telefon mobil.

E shpenzimet qeveritare për mallra dhe shpenzime janë kritikuar në vazhdimësi, nga shoqëria civile për mënyrën e shpenzimit.

Telegrafi publikon shpenzimet për disa nga ministrat për të cilët ka marr përgjigje pas kërkesës, të bërë në të gjitha ministritë për qasje në dokumente publike.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në periudhën shtator 2017-janar 2018, ka shpenzuar për të komunikuar me telefon mobil 550 euro.

“Ministri Reçica ka shpenzuar në shtator për të komunikuar me telefon 250 euro, në tetor ka shpenzuar 150 euro dhe në janar 2018, ka shpenzuar 150 euro për të komunikuar me telefon mobil. Pra në total ka shpenzuar 550 euro”, kanë treguar në këtë ministri.

Kurse, ministri i Financave, Bedri Hamza në përudhen shtator 2017 – janar 2018 ka shpenzuar mbi 400 euro për të komunikuar me telefon mobil.

“Ministri Hamza në shtator ka shpenzuar për komunikime me telefon mobil 48.06 euro, në tetor 167.42 euro, në nëntor 79.69 euro, në dhjetor 68.34 euro dhe në janar të 2018 ka shpenzuar 42.33 euro. Pra në total ministri Hamza ka shpenzuar 405.84 euro”, kanë thënë për Telegrafin në Ministrinë e Financave.

Në këtë ministri kanë sqaruar se për shkak të vizitës së ministri Hamza në SHBA për takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore, muaji tetor i vitit 2017, ka më shumë shpenzime për dallim me muajt e tjerë.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, nga marrja e postit e deri më 31 janar ka shpenzuar për të komunikuar me telefon mobil mbi 380 euro.

“Në tetor ka shpenzuar 43.68 euro, në nëntor ka shpenzuar 51.85 euro, në dhjetor ka shpenzuar 36.13 euro dhe në janar të vitit 2018 ka shpenzuar 250 euro për mbushje telefoni mobil. Në total ministri i Zhvillimit Rajonal, për katër muaj për komunikime me telefon ka shpenzuar 381.66 euro”, kanë thënë në Ministrin e Zhvillimit Rajonal për Telegrafin.

Ndërkaq, ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha ka shpenzuar për të komunikuar me telefon mobil rreth 300 euro gjatë kësaj periudhe.

“Në shtator ministri Berisha ka shpenzuar 49.95 euro, në tetor 49.95, në nëntor ka shpenzuar 92.27 në dhjetor ka shpenzuar 53.89 euro kurse në janar ka shpenzuar 52.40 euro. pra në total në periudhën shator 2017 – janar 2018 ka shpenzuar për të komunikuar me telefon mobil 298.46 euro”, kanë thënë në këtë ministri pas kërkesës nga Telegrafi për qasje në Dokumente Publike.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi nga marrja e postit të ministrit më 9 shator e deri më 31 janar, ka shpenzuar për të komunikuar me telefon mbi 257 euro.

“Në tetor ministri Gashi ka shpenzuar 36.68, në nëntor ka shpenzuar 54.36 në dhjetor ka shpenzuar 68.18 dhe në janar të 2018 ka shpenzuar 97.81 euro. Pra në total ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka shpenzuar për të komunikuar me telefon 257.03 euro”, kanë treguar në këtë ministri.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, nga 9 shtatori e deri më 31 janar kishte shpenzuar për komunikim me telefon mobil mbi 220 euro, nga buxheti i shtetit.

Në shtator Sefaj kishte shpenzuar 42.33 euro, në tetor kishte shpenzuar për telefon 42.93 euro, në nëntor 42.59 euro, në dhjetor ka shpenzuar 48.75 euro dhe në janar të vitit 2018, ka shpenzuar 44.1 euro”, kanë thënë në MPB.

Pra në total ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka shpenzuar 220.7 euro për mbushje të telefonit mobil, shkruan Telegrafi.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për të komunikuar me telefon mobil ka shpenzuar mbi 200 euro për vetëm tre muaj.

“Në nëntor Lluka ka shpenzuar për të komunikuar me telefon mobil 36.39 euro, në dhjetor ka shpenzuar 70.74 euro dhe në janar ka shpenzuar 96.32 euro. Pra në total ka shpenzuar 203.45 euro”, kanë thënë në MZHE në përgjigjet për Telegrafin pas kërkesës për qasje në dokumente publike.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj për rreth pesë muaj ka shpenzuar për telefoni mobile janë mbi 196 euro.

“Ministri Beqaj në shtator ka shpenzuar 25 euro, në tetor ka shpenzuar 58,70 euro, në nëntor ka shpenzuar 38,87 euro, në dhjetor të 2017 ka shpenzuar 41,36 euro dhe në janar ka shpenzuar 31,65 euro për telefoni mobile. Gjithsejtë 195.58 euro për periudhën pesë mujore, shtator 2017 – janar 2018”, kanë treguar në Ministrin e Inovacionit dhe Ndermarrësisë.

Ndryshe, Telegrafi ka dërguar kërkesë për qasje në dokumente publike edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Arsimit si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por ata nuk kanë treguar se sa kanë shpenzuar ministrat nga buxheti i shtetit për të komunikuar me telefon mobil.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit