13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sa është ekonomike puna e gruas?

Më të lexuarat

Ka patur një rritje të konsiderueshme në një numër vendesh me mundësi pune për gratë e të gjitha niveleve të kualifikimit dhe përgjegjësisë. Në pjesën më të madhe të vendeve të idustrializuara dhe të zhvilluara hyrja e grave në fuqinë punëtore është rritur deri në 30% të grave të cilat janë të angazhuara në aktivitetin e ekonomisë dhe afërsisht një të tretën e fuqisë punëtore është e përbërë nga gratë, veçanërisht në vendet e idustrializuara.

Disa kanë thënë që nëse gruaja në vendet e zhvilluara ka nevojë të punojë për kundër të ardhurave të larta të burrave të tyre atëhere në vendet në zhvillim gratë kanë nevojë madje edhe më tepër të punojnë sepse burrat e tyre kanë të ardhura të ulëta dhe ata kanë më shumë fëmijë kështu puna e tyre do të ndihmojë për të shpejtuar zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërive të tyre.

Dhe ata thonë që gratë formojnë gjysmën e shoqërisë dhe gjysmën e fuqisë punëtore kështu nëse ne nuk do t’i përdorim ata kjo do të rezultojë si një humbje burimesh dhe një fyerje për nderin dhe pozicionin e gruas.

Më tepër mbi këtë subjekt është se madhësia e familjes dhe një numër i madh fëmijësh duhet të tregojë që gruaja të qëndrojë në shtëpi për shkak se ajo ka një barrë përgjegjësie më të madhe.

Mospërfshirja e punëve stëpiake të gruas në GDP është ç’orientuese sipas standarteve të matjes së aktivitetit ekonomik sepse puna shtëpiake e gruas është gjithashtu një lloj produktiviteti i cili duhet të faktorizohet brenda GDP duke e llogaritur vlerën ekuivalente nëse të tjerëve i paguhet për të bërë këtë punë.

Koncepti i punës së gruas është i bazuar mbi pamjen që gratë formojnë një burim të rëndësishëm njerëzor i cila duhet të vihet në përdorim duke rritur produktivitetin e vendit. Kjo mund të arrihet duke përdorur gra lokale për të zëvendësuar punëtorët e huaj kështu që ata të bëhen prodhues dhe jo vetëm konsumues. Duke i përdorur gratë për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë kombëtare është një cështje që është rënë në konsensus.

Por është vetëm puna e pagueshme e gruas që llogaritet? Sigurisht jo. Ne duhet të shikojmë të dyja punën e paguar të gruas dhe punën e papaguar të saj si prezantuese nga nënësia, rritje e fëmijëve dhe puna shtëpiake.

Kur ne shikojmë në materialet fituara përmes të ardhurave të gruas ne duhet të konsiderojmë alternativat dhe të marrim në llogari sesa shumë humbet duke paguar shërbëtorët, shoferët, bebisiterset dhe shoqëruesit dhe sesa shumë shpenzohet në ushqime të gatshme. Të gjitha këto na bëjnë të kuptojmë se ajo çfarë mbetet nuk e balancon efektet negative të daljes së gruas në punë. Disa prej tyre e shpjegojnë rritjen në numrin e grave punëtore duke iu referuar rritjes së kostos së jetesës, dëshirës për një standart të lartë jetese dhe daljes së mjeteve shtëpiake moderne të cilat i bëjnë punët shtëpiake të lehta. Ata gjithashtu tregojnë rritjen e nivelit të edukimit të gruas dhe shërbimeve të dukshme të cilat e ndihmojnë gruan për të dalë jashtë të tilla si qëndra përkujdesjesh, restorante dhe transporti. Por në fakt deri në ditën tonë të gjitha organizatat madje edhe ato ndërkombëtare kanë dështuar për të arritur barazinë e vërtetë në pagesë midis burrave dhe grave. Bizmesmenët kanë refuzuar të paguajnë në mënyrë të barabartë, dhe paguajnë mbi bazat e produktivitetit ekonomik.

Gratë punojnë më pak dhe janë më pak produktive sesa burrat ata janë më pak ambicioz dhe më pak inovatore. Ata gjithashtu kanë një barrë shtesë, ciklin menstrual, barrën e shtëzanisë dhe mendimin e merakun për fëmijët. Kërkesat e natyrës femërore i bëjnë ata të paafta të barazohen në termat e punës dhe i pengojnë ata në përparimin në vendet e punës. Kjo do të thotë që pagat e gruas janë përgjysëm me ata të burrave në shumë vende. Më tepër gratë janë natyralisht të nënshtruara tualetit dhe zbukurimit me gjëra të arta nëse ata dalin nga shtëpitë e tyre për të punuar ata po shkojnë të shpenzojnë shumë prej parave që ata bëjnë në rroba, zbukurime dhe në rregullimin e flokëve. Shumë vende janë duke vuajtur për shkak të humbjes së milionave të shpenzuara mbi zbukurime marrëzore, gjëra që nuk e lëmojnë shoqërinë ose kontribojnë drejt zhvillimit ekonomik të saj. Një numër i madh studimesh konfirmojnë që produktiviteti është ulur për shkak të prezencës së gruas në zyre.

Përsa i përket numrit të fëmijëve në familje ku gratë dalin në punë në përgjithësi ai është më i pakët dhe më i madh është në familjet ku gratë nuk punojnë. Shikuar nga kjo një kësi gjëje pra nuk është e përshtatshme. Disa shoqëri kanë nevojë të rrisin numrin e tyre të banorëve dhe disa shtete madje i inkurajojnë njerëzit për të rritur popullsinë duke iu ofruar atyre ndihmë për çdo fëmijë të lindur në familje.

Kështu është esenciale për të ndryshuar kurrikulumin e edukimit të grave për sa i përket numri të viteve të shpenzuara në shkollë dhe specialiteteve të treguara. Ka gjithashtu një nevojë për të ndryshuar strukturën e punës së gruas duke zhvilluar punë me orë të shkurtuara, me fleksibilitet për të shkuar dhe ardhur dhe me terma të shkurtër pune. Në Japoni për shembull gratë luajnë rolin e nënësisë së tyre duke u kujdesur për fëmijët e tyre më tepër sesa gratë amerikane e bëjnë këte. Gratë japoneze nuk kacavirren për karriera të cilat çojnë në një kohë të gjatë pune, ata e lënë punën pasi martohen.

Gratë janë ato që gatuajnë dhe pastrojnë, gjë e cila konfirmon që puna e gruas në shtëpi është formë e prodhimit ekonomik. Këto gjëra ndriçojnë ndryshimin midis (pikëpamjes islame) dhe pikëpamjes perëndimore të punës së gruas në shtëpi.

Por fakti i rëndësishëm është që ka arsye historike për punën e gruas në perëndim, arsyet që kanë të bëjnë me strukturën e shoqërisë perëndimore dhe vlerat morale.

Kur gratë në vendet muslimane dolën për në punë ishte një imitim dhe një admirim i portretit të dhënë nga mashtruesit dhe e perëndimit të të ashtuquajturve çliruesit e gruas dhe pavarsisë fallse ekonomike.

Kështu gratë muslimane ishin të influencuara nga gratë e përëndimit dhe shumë prej tyre shkuan na punë. Si rezultat ishte një rritje e heqjes së hixhabit dhe përzierjes me burrat e cila çoi në përhapjen e korrupsionit dhe të këqijave në shoqëri.

Autori është anëtar i komitetit të edukimit në Universitetin e Imam Muhammed ibën Saud

Dr. Zejd ibën Muhammed el-Rumani

 

Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja/Albislam (2004)

/Kohaislame.com

 


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit