8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sa do t’i bëj pune Hashimi Thaçit fotografia e Papes n’zyre?

Më të lexuarat

Presidenti i PDK-LDK-së Hashim Thaçi, ka gjetur një vend shumë të posaçëm për të vendosur një fotografi të Papës ne kohen kur mediat vendore dhe nderkombëtare e lidhin me botëne krimit të organizuar. A thua sa do t’i bej pune Hashim Thaçit fotografia e Papës në zyre?

Pikërisht në ballë të zyrës së tij, Thaçi ka vendosur fotografinë me Papa Françeskun, të cilin e kishte takuar muaj më parë në Vatikan.

Presidenti Thaçi ishte pritur në një audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

 Në takimin me Atin e Shenjtë, i cili kishte zgjatur më shumë se gjysmë ore, Thaçi kishte theksuar se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova.
Një fotografi nga takimi me Papën, e kishte mbajtur në zyrën e tij edhe presidenti historik, Ibrahim Rugova, i cili njihej për afërsinë me Vatikanin./Almakos
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit