15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rusia vë në pikëpyetje mënyrën se si u ndryshua emri i Maqedonisë

Më të lexuarat

Rusia nuk është kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe as bisedimeve ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, por e vë në pikëpyetje se sa është legjitim ky proces, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Gjatë një konference për media në Moskë, Lavrov tha se Rusia shtron pyetjen se “deri në çfarë mase marrëveshja për emrin e Maqedonisë është rezultat i përpjekjeve të dy vendeve dhe popujve për të gjetur një zgjidhje kompromisi” dhe deri në çfarë mase, është rezultat i “përpjekjeve të SHBA-së që të gjitha vendet e Ballkanit të hyjnë në NATO sa më parë” për të ndaluar çfarëdo ndikimi i Rusisë në rajon.

Sipas Lavrov, për emrin e Maqedonisë nuk u vendos në nivelin që e kërkon Kushtetuta e Maqedonisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit