14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rusia po eliminon armiqtë e DAESH-it në Siri

Më të lexuarat

Sulmi i Rusisë kundrejt Ushtrisë Islame opozitare e cila në mënyrë aktive lufton kundër organizatës terroriste DAESH, edhe një herë tregoi se prioriteti i saj nuk është lufta kundër DAESH-it ashtu siç pohojnë. Ushtria Islame e cila një kohë të gjatë është në konflikt me regjimin, po përballet edhe me sulme të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Rusia vazhdon ti shënjestrojë opozitarët dhe civilët të cilët jetojnë në rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në kuadër të sulmeve ajrore të cilat i kryen në Siri me arsyetim të “luftës kundër terrorizmit”. Turqia dhe shumë shtete perëndimore, që nga 30 shtatori kur Rusia i nisi sulmet e saj i bënë thirrje “Godisni DAESH-in, jo opozitarët”.

Në të kundërtën zyrtarët rusë, deklarojnë se po godasin DAESH-in. Madje, presidenti rus Vladimir Putin pretendon se në kuadër të luftës kundër DAESH-it i ka siguruar mbështetje ajrore Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) dhe se në nëntor kanë goditur shumë objektiva të “terroristëve” të përcaktuar nga ana e FSA-së.

Në kundërshtim me pretendimet e Rusisë, më parë në veri të Halep-it në Dey Cemal Regjimenti i Parë, në Malikiye Fronti i Damaskut, Në Keshtar Ahraru’sh Sham, në Kefer Sultan Murad, në Mare Brigada Mutasim, në Idlib Sukuru’l Cebel dhe Korpusi i Damask-ut dhe në Halep Nureddin Zengi ishin shënjestër të Rusisë.

Shënjestra e fundit e Rusisë ishte Ushtria Islame e cila në Damask dhe rrethinë lufton në mënyrë aktive kundër DAESH-it. Nga sulmet e avionëve luftarak rus më 25 dhjetor jetën e humbi komandanti i Ushtrisë Islame Zehran Allush.

Burimet lokale thonë se avionët rusë ashtu siç kanë kryer sulme të mëparshme sulmuan poashtu me shtëna nga lartësia. Sputnik, struktura e jashtme e Agjencisë ruse të lajmeve, Ria, pati njoftuar se sulmin e kanë organizuar avionët rusë. Por, zyrtarët rusë dhe regjimi i Asadit ende nuk janë prononcuar në lidhje me këtë çështje.

– Ushtria Islame, grupi opozitar më aktiv në Damask –

Ushtria Islame u formua në vitin 2013 në Damask si pasojë e përpjekjeve për bashkim të Zehran Allush-it i cili në janar të vitit 2012 në rajonin Guta Lindore të Damaskut kishte formuar “Liva El Islam”. Organizata u shpall më 29 shtator të vitit 2013 me bashkimin e Liva El Islam-it dhe 49 grupeve të vogla.

Ushtria Islame e cila është grupi më i madh dhe më i pajisur në qendër të Damaskut në aspektin ushtarak, me afro 9 mijë luftëtarë, njësi të blinduara dhe pajisje anti-tank.

– Lufton në mënyrë aktive kundër DAESH-it –

Ushtria Islame që nga fillimi i vitit 2015 lufton kundër regjimit sirian dhe DAESH-it në qendrën e Damaskut, në Duma, Guta Lindore dhe në pjesën rurale të Damaskut në Kalamun.

Organizata për të cilën dihet se ishte në bashkëpunim me Ahraru’sh Sham në operacionet kundër DAESH-it në Yermuk dhe Kadam, korrikun e kaluar kishte ekzekutuar 12 militantë të DAESH-it për të cilët tha se ka bërë “hakmarrje”.

Organizata e cila pësoi humbje të mëdha në luftën kundër DAESH-it në Dumayr në veriperëndim të Damaskut, operacionin e fundit kundër DAESH-it e kreu pas vrasjes së Zehran Allush-it.

Lindja dhe jugperëndimi i kryeqytetit është nën kontrollin e opozitarëve, ndërsa në rajonin Haceru-l Esved ende DAESH-i është i pranishëm. Ndërsa Kalamun i cili ndodhet në rajonin malor në veri të Damaskut, mbetet prioritetet për t’u pushtuar nga organizata terroriste.

– Rusia pavarësisht vendimit të KS-OKB vazhdon të godasë –

Rusia pavarësisht imponimit të preferencave të saj në lidhje me tranzicionin politik e cila u arrit me marrëveshje në mbledhjen në New York më 18 dhjetor në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), vrau 150 civilë në sulmet ajrore.

Organizata Amnesty International, në raportin e publikuar në lidhje me sulmet ajrore të Rusisë në Siri më 23 dhjetor, theksoi se sulmet kanë shënjestruar lagje të banuara, shtëpi, xhami, tregje dhe spitale. Në raportin me titull “Shënjestrat civile nuk u dëmtuan: Ra maska e Rusisë në lidhje me deklaratat për sulmet e saj në Siri” kjo organizatë potencoi se sulmet e këtilla përbëjnë krime lufte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit