6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rusia kërkon që grupet e armatosura të mos ftohen në negociatat e Gjenevës

Më të lexuarat

Rusia ka deklaruar se përfaqësuesit e grupit Ehrar Sham dhe Xhejshul Islam nuk duhet të jenë në listën e grupeve që do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës.

Kremlini ka thënë se në listën e përfaqësuesve të takimit të Gjenevës nuk ka vend për grupet Ehrar Sham dhe Xhejshl Islam.
Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë javën e ardhshme pritet të takohet me John Kerry sekretarin e DASH për të diskutuar mbi zgjidhjen politike të krizës në Siri.
Më herët edhe ministri i jashtëm i Sirisë ka kërkuar hartimin e një liste me emrat e grupeve terroriste në Siri.
Në muajin dhjetor, KS i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 2254 ku kërkohet nisja e negociatave mes qeverisë siriane dhe grupeve kundërshtare në janar të këtij viti, takim që pritet të mbahet më 25 janar.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit