Rusia i jep Serbisë 800 milionë dollarë kredi

0
53

 – Rusia do t’i japë Serbisë një kredi prej 800 milionë dollarë, të destinuara për realizimin e disa projekteve në infrastrukturë.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Vladimir Putin, ndërsa priti sot në Moskë presidentin e zgjedhur serb, Tomislav Nikolic.

“Para dy vitesh i dhamë Serbisë një borxh prej 200 milionë dollarë dhe tani jemi gati për të lëshuar pjesën e dytë prej 800 milionë dollarë”, tha Putin në takimin me Nikolic, që u shfaq nga televizioni serb./kohaislame/