3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

RUSIA DHE KINA DO TA NJOHIN KOSOVËN

Më të lexuarat

Kryeministri Hashim Thaçi në Japoni, ka theksuar se në një të ardhme edhe Rusia, edhe Kina, por edhe Greqia, Qipro, Sllovakia, Rumania dhe Spanja do ta njohin Kosovën.

Duke folur për qëndrimet e Rusisë dhe Kinës, por edhe të pesëshes evropiane, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, Thaçi ka deklaruar se Rusia duke menduar se po e ndihmon Serbinë, po bën të kundërtën, është duke e ngadalësuar atë në integrimet evropiane dhe përparimin e saj ndërkombëtar.

Kryeministri Thaçi në një takim me media, i cili u zhvillua në Press Qendrën Kombëtare Japoneze, ka shpjeguar çështjet politike dhe ekonomike që rrethojnë ambientin kosovar, por edhe atë rajonal.

Ai ka folur edhe për vizionet dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin dhe ngritjen e nivelit të përparimit nacional.

“Unë kam ftuar edhe kryeministrin, edhe spikerin e parlamentit, edhe ministrat, edhe agjencitë e ndryshme të ekonomisë që ta vizitojnë Republikën e Kosovës dhe jam i inkurajuar me gatishmërinë e tyre që të gjejnë kohën dhe mundësitë e përshtatshme për vizitë në Kosovë dhe rajon”, ka theksuar Thaçi.

Delegacioni i nivelit më të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, ka vizituar edhe Parlamentin e Japonisë, Shtëpinë e Përfaqësuesve, ku është pritur nga kryeparlamentari, Takahiro Jokomichi.

Edhe në këtë takim është theksuar miqësia mes dy vendeve, si dhe nevoja që edhe Parlamenti i Japonisë të jetë në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Japonisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit