16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rukiqi: Ka dyshime që mallrat serbe po hyjnë në Kosovë edhe nga Shqipëria

Më të lexuarat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se ka dyshime që mallrat serbe po kontrabandohen nga Maqedonia por edhe nga Shqipëria në Kosovë.

Rukiqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se edhe Vuçiqi ka thënë se Serbia do të gjej metoda alternative për të mos humbur tregun e Kosovës në kohën që taksa është në fuqi.

“Po shohim shenja, përderisa asgjë nuk ka zyrtare. Ka dy mënyra që po futen mallrat serbe, dhe të dyja janë me letra. Mënyra e parë. Po merret lënda e parë në Serbi, përpunohet në Maqedoni dhe eksportohet në Kosovë si produkt i Maqedonisë”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se është edhe një mënyrë tjetër por ajo është në mënyrë jo të rregullt.

“Në dy javët e fundit ka filluar të vërehet se kamionat e Serbisë kalojnë tranzit nga Kosova në Shqipëri, i ndërrojnë letrat dhe tani hyjnë në Kosovë si rieksport. Vetëm ndërrimi i letrave, pa përfitim të rregullt të origjinës është një formë e kontrabandës”.

“Duhet të shohim lëvizjet nga Shqipëria. Po shohim një rritje drastike të eksportit nga Shqipëria në Kosovë. Duhet të shohim nëse këtu ka ndonjë produkt që nuk ka hyrë më parë nga Shqipëria që nuk është transportuar kurrë në Kosovë”, tha ndër të tjera Berat Rukiqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit