16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rufki Suma çuditet se si kryetarët tjerë grumbullojnë miliona me rrogë të kryetarit

Më të lexuarat

Kryetari i pavarur i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është kryetari më i varfër i komunave të Kosovës. Ashtu po del të jetë edhe në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai në AKK ka deklaruar që nuk i ka të grumbulluara as 300 euro, ndryshe nga kryetarët e komunave tjera që kanë deklaruar mijëra euro të kursyera.

Është kryetar më i varfër i komunave të Kosovës. Ky madje i ka vetëm tetë euro në bankë.

Në një tjetër llogari sipas Agjencionit Kundër Korrupsionit i pari Hanit të Elezit, Rufki Suma ka të grumbulluar vetëm 250 euro.

Suma ka një shpjegim pse ka kaq pak para të kursyera, krahasuar me kryetarët e komunave tjera që kanë shumë para të kursyera në llogaritë bankare.

“Nuk ka mundësi se nevojat në familje janë të përditshme nuk kemi kështu para të grumbulluara d.m.th. krejt ajo çka kemi janë të deklarume dhe janë gjendja që e paraqitem përmes bankës. Krejt varen prej meje me mu është nëna edhe vajza e dëshmorit”

Megjithatë, Suma është i kënaqur me të ardhurat që i fiton brenda muajit.

“Nëse e krahasojmë me kryetarët e tjerë është shumë e vërtetë unë të vetmen punë që e kam është puna e kryetarit dhe ne marrim paga dhe janë paga të mira nuk janë paga të këqija, duhet të jemi të kënaqur për shkak që kemi qytetar që nuk kanë asnjë cent. Pos pagës së rregullt kam edhe pensionin e TMK-së për shkak që kemi shërbye në TMK”.

Kryetari i pavarur i Hanit të Elezit, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të kërkohet prejardhja e pasurisë pasi sipas tij, është e pa mundur të kursehet shumë para me një pagë të kryetarit.

“Është e pamundur që një kryetarit të grumbullon miliona euro, me rrogë të kryetarit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit