9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ruanda, 25 vjet që nga gjenocidi me 800 mijë të vrarë: punë e Francës!

Më të lexuarat

Në Ruanda, manifestime të ndryshme do të shënohen 25 vjet që nga genocidi në të cilin u vranë më shumë se 800,000 njerëz.

Në Ruanda startojnë aktivitetë të ndryshme në përkujtim të 25-vjetorit të gjenocidit të vitit 1994, gjatë të cilit u vranë më shumë se 800.000 njerëz.

Presidenti i Ruandës Paul Kagame do të ndezë flakën e përkujtimit në frontin e monumentit në kryeqytet që përkujton këtë ngjarje, si dhe do të mbajë një fjalim në një ceremoni të planifikuar që mbahet në stadium.

Gjatë gjithë javës, aktivitete dhe manifestime të tjera do të mbahen në kujtim të gjenocidit. Kjo e diela gjithashtu është nisja e një periudhe prej 100 ditësh, e quajtur si “e pikëllimit”, e cili do të përfundojë më 4 korrik.

Për 100 ditë – në mes të prillit dhe korrikut 1994, fisi Hutu vrau 800.000 anëtarë të minoritetit Tutsi dhe të moderuarve nga radhët e tyre, të cilët kundërshtonin regjimin. Njëzet e dy përqind e popullsisë së Ruandës, ose 70 përqind e fiseve Tutsi, u vranë.

Ruanda ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Francën për rolin e tij në gjenocid, duke shtuar se ky vend ka marrë pjesë direkt në përgatitjen e masakrës.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nuk do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore, tha të premten se do të jetë në dispozicion për të gjithë historianët që t’u ofrohet lëndë arkivore për këtë rast. Ai madje u shpreh i gatshëm për një gjyq ndaj Francës së akuzuar për genocid.

Në Francë aplikohet parimi i “juridiksionit universal”, i cili lejon që vendi të gjykohet për krimet e kryera jashtë.

Gjenocidi në Ruandë është krimi më i egër gjatë luftës civile në atë vend. Krimi u krye kryesisht nga dy organizata ekstremiste të fisit Hutu – Interahamwe dhe Impuzamugambi.

Sipas disa vlerësimeve, numri i viktimave ishte më i madh se sa ai i regjistruar zyrtarisht, ose më shumë se një milion njerëz. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit