10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët

Më të lexuarat

Rrjetet sociale dinë të jenë shumë të mahnitshme. Ato janë shtëpi e grupeve të ndryshme, blogjeve të ushqimit, etj.

Të qenit të ekspozuar ndaj imazheve të ndryshme, vendeve, ideve dhe njerëzve përmes lenteve të aplikacioneve si Facebook-u dhe Snapchat-i mund të na inspirojë neve dhe të na zgjerojë pikëpamjen, por rrjetet sociale mund të jenë edhe thikë me dy teha.

Kostoja e inspirimit dhe argëtimit mund të jetë shumë e madhe; aplikacionet e rrjeteve sociale mund të krijojnë standarde joreale dhe të na bëjnë të kemi më pak vetëbesim.

Ky trend është i vërtet edhe kur bëhet fjalë për martesën apo lidhjen tonë.

Bianca Rodriguez, terapiste e licencuar e martesave dhe familjeve, thotë se gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend kur shfletoni në rrjete sociale është ta keni parasysh se nuk është gjithçka e vërtetë.

Një foto mund të vlejë mijëra fjalë, por ndonjëherë as mijëra fjalë nuk e përshkruajnë të gjithë historinë. Shumica prej nesh e dimë se rrjetet sociale s’janë realiteti, dhe Rodriguez i inkurajon të gjithë ta kenë parasysh këtë.

“Pavarësisht sa i përsosur mund të duket portreti juaj familjar në internet, të gjithë e dimë se ekziston një histori me telashe prapa atij portreti”, na rikujton ajo.

Dhe problemi tjetër është se rrjetet sociale i nxisin njerëzit ta krahasojnë veten me miqtë e tyre që i kanë në rrjete sociale, gjë e cila shpie në pasiguri dhe dëshira joreale.

Kështu, thotë ajo, është mirë që shpeshherë t’i shmangni rrjetet sociale dhe të reflektoni në pasiguritë dhe dëshirat për lidhjen tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit