8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrjedhje te opozita! Gramoz Ruçi zgjidhet Kryetar Kuvendi me 80 vota

Më të lexuarat

Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar. Pas votimit të fshehtë në sallën e Kuvendit, Ruçi mori sot 80 vota pro.

Ndonëse deputetët e LSI kanë qenë në sallë, ata nuk votuan për Ruçin, qëndrim që e kishin shprehur edhe më herët.
Kryetari i Komisionit të votimeve, Anastas Angjeli, thirri emrat e deputetëve të LSI, siç ishte edhe Monika Kryemadhi.
Në momentin që Angjeli thirri emrin e Monika Kryemadhit, nga vendi kjo e fundit tha: Nuk marr pjesë në votim. Në këtë linjë ka qëndruar edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj.
Kjo e fundit pohoi se nuk do të marrë pjesë në votim. Sakaq, PD mori pjesë në votim, pavarësisht se votat e saj kanë qenë kundër Ruçit.
Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.

 

Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.

Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit