“Rritje serioze e gjuhës së urrejtjes kundër muslimanëve”

0
102

Dje në Vjenë nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) filloi konferenca dy-ditore mbi rëndësinë e tolerancës dhe lirive fetare.

Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak, vendi i të cilit aktualisht kryeson me OSBE-në, me këtë rast tha se dialogu është shumë i rëndësishëm në luftën kundër intolerancës fetare.

“Besoj se me të vërtetë dialogu ka një rol kyç në momentet e rritje së intolerancës politike dhe fetare”, tha Lajçak, dhe shtoi se dialogu, toleranca dhe respekti reciprok janë elemente të rëndësishme që mund të kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në botë.

Nënkryetarja e parë e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, OSBE (OSBE/ODIHR), Katarzyna Gardapkhadze tha se është shumë e rëndësishme që të ofrohet siguri për të gjitha komunitetet fetare.

“Qeveritë duhet të zbatojnë më shumë masa për sigurinë e grupeve fetare brenda shoqërive të tyre”, tha Gardapkhadze.

Prof. Dr. Mehmet Pacaci, përfaqësuesi special i OSBE-së në luftën kundër diskriminimit, theksoi se ka patur rritje serioze në gjuhën e urrejtjes kundër muslimanëve në shtetet anëtare të OSBE-së si dhe në pjesën tjetër të botës.

Ai potencoi se në disa shtete anëtare të OSBE-së, fëmijët e komuniteteve pakicë duhet të mësojnë dhe të pranojnë vlerat e shumicës, duke shtuar se në disa vende ka kufizime të caktuara në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me lirinë fetare dhe një prej tyre është therja e bagëtive sipas rregullave islame, pra në mënyrën hallall./AA