12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rritet numri i të infektuarve me Covid19 në Likovë

Më të lexuarat

– APEL – LUTJE.

Numri i të prekurve nga corona virusi Covid19 në komunën tonë për fat të keq dita ditës po rritet, ku numri veç më i konfirmuar është 13-të, andaj, Apelojmë duke Ju lutur të gjithëve banorëve të komunës së Likovës, që mos të lëvizim – qarkullojm në drejtim të qytetit të Kumanovës dhe kryeqytetit të Shkupit pa nevojë, por vetëm kur është e patjetërsueshme.

Të ruajm shëndetin e familjes, fshatit, komunës ku jetojmë dhe shtetit në përgjithësi.

Ju lutemi që në përpikmëri të gjithë ti përmbahemi masave – rregullave të kërkuara – të nevojshme për mbrojtje, pasi nevojitet përkujdesje edhe më e madhe këto ditë, pasi të gjithë po e shohim se tani më jo vetëm në Kumanovë, po edhe tek ne ka kaluar numrin 10, dmth më jemi në fazën kritike – me rrezikshmëri të madhe për infektim.

Nga ajo që e theksuam më lartë duam të themi, duke ju lutur po njejtë sikurse që i lutet nëna, birit vet, #QëTëRrijmëNëShtëpi.

Kërkojm mirëkuptim !

#RriNëShtëpi
#JuLutemi
#MeKëtRuajmVetenFamiljenFshatinKomunënTonë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit