8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rritet në 220 mijë numri i personave që kanë braktisur Mosulin dhe Havixhen

Më të lexuarat

“Numri i migrantëve që vijnë prej Mosulit dhe Havixhes ka arritur shifrën prej 220 mijë personave. Ndërkaq, 63 mijë persona janë kthyer përsëri në rajonet të cilat janë çliruar nga DEASH-i”

BAGDAD (AA) – Ministri i Migrimit dhe Emigrantëve në Irak, Xhasim el-Xhaf, ka deklaruar se për shkak të operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH, numri i civilëve që largohen nga qyteti Mosul dhe nga qarku Havixhe të qytetit Kirkuk, ka kaluar shifrën prej 220 mijë personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren për Zhvillim Ndërkombëtar të Kanadasë, Marie-Claude Bibeau, ministri Xhaf ka ndarë informacione në lidhje me gjendjen e emigrantëve dhe punimet e ministrisë.

“Numri i migrantëve që vijnë prej Mosulit dhe Havixhes ka arritur shifrën prej 220 mijë personave. Ndërkaq, 63 mijë persona janë kthyer përsëri në rajonet të cilat janë çliruar nga DEASH-i”, ka thëne ministri irakian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit