16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rritet bilanci: 35 viktima nga tërmeti në Turqi

Më të lexuarat

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë lindore, mbrëmjen e së premtes.

Pak minuta më parë janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave të cilët qëndruan 38 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Elazig.

Në deklaratën e bërë nga Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në orën 5.30 të mëngjesit, thuhej po ashtu se pas tërmetit 6.8 u regjistruan 19 tërmete me një madhësi mbi 4 dhe numri i lëkundjeve është 640.

Po ashtu bëhet me dije se janë shembur 76 ndërtesa si rezultat i analizave të vlerësimit të dëmtimit, 642 janë dëmtuar rëndë, dhe 425 janë identifikuar si të dëmtuara të vogla dhe të moderuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit