9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rritet 10 herë numri i refugjatëve të mbytur në Mesdhe

Më të lexuarat

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Refugjatëve, William Lacy Swing tha se një nga arsyet e rritjes së numrit të refugjatëve në Mesdhe është edhe kriza njerëzore e cila po godet popujt e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ai shton se nuk ka parë asnjëherë më parë që të ketë kaq shumë kriza njerëzore në të njëjtën kohë. “Nga njëra anë kriza e Irakut, Sirisë, Sudanit, dhe vendeve të Afrikës Qendrore, nga ana tjetër sulmet në Nigeri të organizatës terroriste, Boko Haram kanë bërë që më shumë se një milion njerëz të lënë vendet dhe shtëpitë e tyre. Ndërkohë që këtyre shteteve së fundmi i janë shtuar edhe shtete të tjera si Çad, Kameruni dhe Nigeri. Nga ana tjetër virusi Ebola në vendet e Afrikës Perëndimore, problemet e pafundme në Irak dhe Afganistan, kaosi i vazhdueshëm i Liberisë dhe së fundmi kriza në Jemen ka bërë që popullata e këtyre vendeve të jetë në kërkim të një stabiliteti dhe jete më të mirë”- shprehet William Lacy Swing.
 
Swing tërhoqi vëmendjen se në brigjet e Italisë që lidh këtë vend me Afrikën Veriore çdo vit mijëra persona humbin jetën, në përpjekje për një jetë më të mirë. Ai theksoi gjithashtu se me rritjen e temperaturave mund të ketë një shtim të dukshëm të refugjatëve të cilët do të kërkojnë të kalojnë në Europë. Ndërkohë që vitin e kaluar kishte 90 të vdekur në Mesdhe, këtë vit ka rreth 900 të tillë tha Swing dhe shtoi se duket qartë se numër i ngjarjeve të tilla është rritur dhjetë herë.
 
Swing në fjalën e tij gjithashtu tha se kriza e Sirisë po hyn në vitin e pestë dhe se është e domosdoshme ndërhyrja dhe zgjidhja e krizës në këtë vend.
 
Ai nuk nguroi të falënderojë Turqinë për mikpritjen e rreth 1.7 milionë sirianëve të ardhur nga vendet e konfliktit.”Ne i jemi shumë mirënjohës Turqisë që po bën një sakrifice shumë të madhe për pritjen dhe akomodimin e këtyre refugjatëve” shtoi ai.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit