16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rriqrat kanë filluar të pickojnë; disa këshilla si të tregoheni të kujdesshëm

Më të lexuarat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes.

Sipas tyre, numri i të pickuarve ka arritur në 50.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit