Rrëzohet minarja në Sfillare, moti i ligë dëmton Sarajin

0

Moti i ligë që kaploi gjatë darkës për pak minuta vendin tonë, shkaktoi goxha dëme në rajonin e Shkupit. Kështu më i godituri del të jetë fshati Sfillare e Epërme, ku era e fuqishme shkaktoi dëme në prona private, por edhe minaren e xhamisë e rrëzoi për tokë. Për fat të mirë, asnjë nuk është lënduar.

Ekipi i tv 21 ishte gjatë mbrëmjes në fshat të komunës së Sarajit, dhe sjell këto pamje nga dëmet që shkaktoi moti i ligë. Ekipi jonë (i TV21) në vendngjarje ka parë të paktën tri shtëpi të dëmtuara! Në vendngjarje janë pa edhe autoritetet komunale dhe ekipe të kompanive publike duke bërë riparimet në rrjetin elektrik, meqë era ka dëmtuar rrjetin shpërndarës. Banorët e fshatit rrëfyen për frikën që patën gjatë motit të ligë, ndërsa shumë prej tyre po mundohen edhe të riparojnë vet dëmet në prona, që të kalojnë natën më të qetë.