10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

RRËZOHET AEROPLANI ME 600 KG KOKAINË

Më të lexuarat

Aeroplani dymotorësh kontrabandues, i cili po fluturonte nga Kolumbia u rrëzua, ndërsa ai po ndiqej nga helikopterët e policisë.

Aeroplani që po barte rreth 600 kg kokainë u rrëzua në lindje të Hondurasit, konfirmuan autoritetet policore të këtij vendi, duke shtuar se më këtë rast të paktën një person ka vdekur.

Ministri i Sigurisë, Ektor Mehija tha se një piloti u vra dhe tjetri plagos rëndë.

Zyrtarët nga Hondurasi thanë se një sasi e madhe e  kokainës ishte djegur gjatë aksidentit.

Hondurasi është pikë e rëndësishme transiti për kokainën në rrugën e saj nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit