1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rreziku që vjen nga qëndrimi ulur

Më të lexuarat

Studimet e fundit tregojnë se lumbalgjia është shkaku i parë i mungesës në punë dhe e vuajnë gati 10% e punonjësve.

Lumbalgjia apo dhimbja e mesit, është dhimbja ose shqetësimi në pjesën e fundit të shpinës duke filluar nga niveli i brinjëve të fundit deri tek zona glutea, me ose pa vazhdim në pjesën e kofshës.

Është akute kur dhimbja ka më pak se 6 javë që është shfaqur, subakute nga 6 deri në 12 javë dhe kronike nëse ka më shumë se 12 javë.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe akoma më tepër qëndrimi i keq, janë thuajse gjithmonë, shkaktarë të dhimbjeve

mesit, por edhe të shpinës, qafës apo gjymtyrëve. Studimet më të fundit, dëshmojnë pikërisht këtë. Rrotullimet apo lëvizjet e papritura të shtyllës kurrizore, japin goditjen finale, pasi qëndrimi ulur për kohë të gjatë, ka bërë punën e vet.

Por jo gjithmonë, të paktën në periudhën kohore të përcaktuar nga puna që bëjmë apo profesioni që kemi, është e mundur të zgjedhim sesa orë duhet të qëndrojmë ulur.

Ndaj, nëse është e detyrueshme, më e pakta që mund të bëjmë, është të qëndrojmë ulur në mënyrën e duhur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit