7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rrënimi i kontekstit

Më të lexuarat

Justinian Topulli

Një nga fenomenet më negative të përhapura bashkë me mediat sociale është edhe fenomeni të cilin antropologu kulturor Michael Wesch e quan “Context Collapse”; që do të thotë se çfarë shkruajmë dhe shpërndajmë nëpër rrjetet sociale brenda një rrethi të ngushtë miqsh, të cilët njohin deri diku idetë dhe qëndrimet tona, mënyrën tonë të komunikimit, profilin tonë të njohurive, seriozitetin dhe shakanë… etj., mbërrin tek të tjerë njerëz, të cilët nuk njohin asgjë për ne dhe nuk e dinë pse e themi diçka kur e themi dhe në çfarë konteksti dhe si reagim ndaj kujt apo për çfarë e themi, por gjithsecili e komenton çfarë lexon apo sheh sipas dëshirës dhe përvojës së tij personale, duke krijuar kështu gjithsecili kontekstin e tij të të kuptuarit. Në këtë mënyrë përhapen nëpër rrjetet sociale ide, foto, video deri edhe informacione krejtësisht jashtë kontekstit të tyre, për qëllime krejt të tjera, në shumicën e rasteve me qëllim jo të mirë. (e huazuar)

Koment:
Ky është edhe një nga shkaqet e keqkuptimeve, armiqësive, debateve shterpe etj. që ndodhin shpesh sot mes njerëzve në këto rrjete sociale, por me pasoja edhe në jetën reale, çka kërkon që çdo njeri duhet domosdoshmërish t’i përmbahet etikës së komunikimit në këto rrjete dhe të kuptoj qëllimin e tjetrit, para se të reagoj me miratim ose jo të asaj që tjetri publikon dhe para se ta përdor atë që lexon, sheh apo dëgjon.
Çka është tepër e rëndësishme për një besimtar këtu është të kuptoj se çfarë shkruan, komenton, shpërndan apo miraton me like ose jo, ka të njëjtën përgjegjësi para Zotit ashtu siç ai sillet në jetën publike dhe se reagimi me ndërmjetësinë e telefonit ose kompjuterit nuk e bën atë më të mbrojtur dhe më me pak përgjegjësi para Allahut Ditën e Llogarisë. Në Islam nuk ka një etik ndryshe në jetën reale e ndryshe në botën virtuale të internetit, njeriu është përgjegjës për çdo gjë që del prej gjymtyrëve të tij, në mënyrë të vetëdijshme, në çdo moment të jetës së tij dhe kudo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit