7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rrëmbimi i miliarderit 43-vjeçar

Më të lexuarat

Familja e miliarderit të rrëmbyer të enjten e shkuar ka ofruar një shifër prej 440 mijë dollarësh, për këdo që ka informacion që mund të çonte në gjetjen e tij.

Miliarderi Mohammed Dewji u rrëmbye nga persona të maskuar e më armë në qytetin Dar es Salaam, në Tanzani.

Sipas asaj që shkruan BBC, deri më tani policia ka arrestuar më shumë se 20 persona, por si motivet e rrëmbimit, ashtu edhe vendndodhja e tij mbeten mister. Policia beson se pas rrëmbimit të Dewji janë ty persona.

Familja e tij shpreson që shpërblimi do të ndihmojë hetimet e policisë, për gjetjen e 43-vjeçarit. Sipas asaj që shkruan BBC, rrëmbimet në Tanzani nuk janë diçka e zakonshme.

Revista Forbes e përllogarit pasurinë e tij në 1.5 miliardë dollarë dhe e ka përshkruar 43-vjeçarin si miliarderin e vetëm në Tanzani.

Në një raport të 2017-s thuhej se Dewji ishte miliarderi më i ri në moshë në Afrikë. Në 2016-n, sipas Forbes ai premtoi se do ta jepte gjysmën e pasurisë së tij për çështje filantropike.

Dewji, i njohur gjithashtu si Mo, njihet si njeriu që e shndërroi biznesin e vogël të familjes të shitjeve me shumicë e pakicë, në një konglomerat. Kompania e tij, METL, merret me prodhim të tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve, si dhe varja ushqimore në të paktën 6 shtete afrikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit