Rregullat mbi sjelljen e mirë ndaj prindërve

0

Thotë Allahu i Lartësuar: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).

Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Suretu Isra: 23-24)

Abdullah Iben Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka pyetur Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem se cila vepër është më e dashura për Allahun e Lartësuar dhe i ka thënë: “Namazi në kohën e vet”. Pastaj kur u pyet se çfarë vjen më pas, ai tha: “Nderimi i prindërve”. Pastaj kur u pyet se çfarë tjetër, ai tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut”. (Sahihul Buhariu, 527)

Birr është një emër që përfshuin të gjitha llojet e bamirësive ndaj prindërve: sjellje të mirë, respekt, nënshtrim ndaj urdhrave të tyre etj. E kundërta e fjalës ukukë, është një term që përfshin arrogancë, kundërshtim, mendjemadhësi, injorim.

Prej mirësisë ndaj tyre është financimi i tyre materialisht nëse kanë nevojë, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre.” (Suretu Lukman: 15)

Si dhe fjala e Allahut: “Allahu ka porositur që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” (Suretu Isra: 23)

Prej mirësisë ndaj tyre është nderimi dhe respektimi i tyre. Transmeton Hisham Ibën Urve nga babai i tij, i cili takoj dy persona dhe pyeti njërin se kush është ai person e iu përgjigj: Babai im. Ebu Hurejra e këshilloi duke i thënë: “Mos e thirr me emrin e tij, por baba, mos ec para tij dhe mos u ul para tij.”

Prej mirësisë ndaj tyre është edhe thirrja e tyre në Islam.

Transmetoi Muslimi në “Sahihun” e tij nga Ebu Hurejra radiall-llahu anhu, se ai tha:
“E thirrja nënën time në Islam derisa ajo ishte politeiste.

Një ditë e ftova e ajo më tha për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem diçka që e urreja. Atëherë erdha tek i Derguari i Allahut duke qarë e i thashë:
-O i Dërguar i Allahut, unë ftoja nënën time në Islam e ajo më refuzonte.

Sot e ftova e më tha për ty diçka që e urreva, prandaj lute Allahun që ta udhëzojë nënën e Ebu Hurejrës.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem tha:
“Të lutem, o Zot, udhëzoje nënën e Ebu Hurejrës!

Unë dola i gëzuar nga lutja e të Dërguarit të Allahut dhe kur u ktheva, iu afrova derës dhe e gjeta të mbyllur. Dëgjova nënën duke shpejtuar e më tha: -Qëndro në vendin tënd, o Ebu Hurejra. Pastaj dëgjova shushurimën e ujit. U pastrua, e veshi këmishën e saj dhe shpejtoi te shamia, e pastaj e hapi derën dhe tha:

-O Ebu Hurejra, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem është rob dhe i Dërguari i Tij.

Ebu Hurejra thjotë: -U ktheva tek i Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem duke qarë nga gëzimi dhe i thashë:

-O i Dërguari i Allahut, gëzohu se Allahu iu përgjigj lutjes sate dhe e udhëzoi nënën e Ebu Hurejrës. E falënderoi Allahun dhe e lartësoi Atë e tha hajr.

Ebu Hurejra shtoi: -O i Dërguar i Allahut, lute Allahun të na bëjë të dashur mua dhe nënën time tek robërit e Allahut dhe të na i bëjë të dashur neve ata.

Tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s.: “Të lutem o Zot, bëje të dashur këtë rob Tëndin dhe nënën e tij tek robërit e Tu besimtarë dhe bëji të dashur besimtarët për ata!”
E çdo besimtar që dëgjonte për mua apo me shihte më donte. (Shënon Ahmedi).

Prej mirësisë ndaj tyre janë edhe duatë e shumta për ta, kërkimi i faljes tek Allahu i Lartësuar për ta, kryerja e amanetit të tyre pas vdekjes së tyre.

Transmeton Muhamed Ibën Sirini: “Ishim një natë në vizitë tek Ebu Hurejra e tha: “O Allah, fale babanë tim dhe nënën time dhe të gjithë ata që bëjnë dua për prindërit e mi!” Edhe ne kërkuam falje për prindërit e Ebu Hurejrës, që të përfitojmë nga duaja e Ebu Hurejrës.”

Mirësia më e madhe ndaj prindërve është mirësjellja me të dashurit e tyre pas vdekjes së tyre. Imam Buhariu transmeton nga Ibën Omeri se ka thënë: “Kam dëgjuar Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem duke thënë: “Mirësia më e madhe ndaj prindërve është mirësia ndaj të dashurve të tyre pas vdekjes së tyre.”

Transmeton Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se një grua e kishte urdhëruar gruan e Senan Ibën Seleme Exhuheni që ta pyesë Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem për nënën e saj, e cila kishte vdekur dhe nuk e kishte kryer obligimin e haxhit, se a i pranohet haxhi për nënën e saj nëse do ta kryente ajo për të.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem i tha: “Po, i pranohet. E po të kishte nëna e saj borxh e t’ia lante borxhin e saj, do t’i pranohej. Pra, le të kryejë haxhin për nënën e saj.” (Nesaiu. Albani thotë se ky hadith është i saktë)./Mesazhi/