Rregullat e vetë-zhvillimit

0
52

Zhvillimi bart nocionin e zmadhimit të kapaciteteve dhe potencialeve të një personi. Ai përfshin një lëvizje përpara nga një pozitë e caktuar, në një pozitë të arritjes më të madhe, një rasti dhe një përfitimi. Me qëllim të zhvillimit, individual ose kolektiv, është e nevojshme të definohen qëllimet që një person dëshiron t’i arrijë, faktorët që ndikojnë zhvillimin, dhe procesin e arritjes së qëllimeve të dëshiruara për zhvillim. Çdo qenie njerëzore është e lindur me një sasi të diturisë themelore. Se si kjo sasi modelohet varet nga kapacitetet thelbësore, ambientit arsimor dhe ndikimeve tjera të jashtme.

Islami vendos një pjesë të madhe të theksit në “vetë-zhvillim” ku një individ merr përgjegjësinë e kuptimit të qëllimit të jetës, dhe për formimin e asaj jete në mënyrën më të mirë të mundshme, për përfitimin e tij dhe për përfitimin e shoqërisë së gjërë; Islami poashtu ofron një udhëzim gjithpërfshirës për të arritur këtë qëllim.

Zhvillimi njerëzor përbëhet nga proceset e rritjes dhe ndryshimet që bëhen prej lindjes deri në përfundim të jetës. Procesi i zhvilllimit ndikohet nga jashtë nëpërmjet receptorëve nervorë dhe organeve, dhe është pandërprerë vetë-shtyrëse nga gjërat që ndodhin brenda trupit dhe mendjes së njeriut. Fokusi jonë këtu është zhvillimi i mendjes së njeriut, që bëhet nëpërmjet receptorëve nervorë dhe proceseve të brendshme mentale. Ky zhvillim përfshin mësim nëpërmjet shqisave dhe njohjen (gjykimin) që paraqitet kur mësimi përmblidhet në dituri për përdorim të vazhdueshëm.

Islami identifikon dy burime që luajnë rolin e edukimit ose korruptimit të zhvillimit njerëzor. Inspirimi nga udhëzimi Hyjnor edukon zhvillimin njerëzor. Mos kushtimi i vëmendjes udhëzimit Hyjnor dhe rrëzimi ndaj komploteve, që paraqiten nga ambienti i brendshëm ose i jashtëm, korrupton zhvillimin njerëzor.

Zhvillimi njerëzor mund të vështrohet nga perspektiva të ndryshme, edhe si interes themelor njerëzor edhe si disciplina të formalizuara të studimeve siç është psikologjia, shkenca, filozofia, sociologjia, antropologjia dhe kështu me rradhë. Studimet bashkëkohore rreth zhvillimit njerëzor shpesh përfshihen në analiza dhe korrigjime (zgjidhje) kur zhvillimi njerëzor është i penguar për shkak të temperamentit, problemet me indentifikimin ose identitetin e personit, shoqërinë, gjasat ose faktorët tjerë. Këtu, do të fokusohemi në principet themelore të zhvillimit njerëzor – me qëllim të mbulimit të faktorëve që mund ta pengojnë zhvillimin e duhur. Duke pasur parasysh kapacitetet e ndryshme mendore të njerëzve, çka duhet të bëhet me qëllim të sigurimit se ata të gjithë zhvillohen në mënyrë më të mirë të mundshme, për t’i arritur qëllimet e dëshiruara? Përderi sa ekzistojnë shumë faktorë që janë thelbësorë për zhvillimin e njeriut, së pari do t’i theksojmë ato që mund të jenë më kryesore. Faktorët më të rëndësishëm që luajnë rol seminal janë ato të të qenurit të vetëdishëm për veten, të qenurit të vetëdishëm për kryerjen e veprave të duhura, dhe shmangies nga veprimi impulsiv.

Si mund që një person t’i inkuadrojë (aktivizojë) këta faktorë? Nëpërmjet procesit të quajtur identifikim ose ‘konstruimi i një identiteti’ (që është gjetja e mënyrave që ndihmojnë në zhvillimin e potencialit më të mirë njerëzor, dhe modelet që i paraqesin ato mënyra). Ajo mund të shihet si process i shpejtë që na jep një ndjenjë se i takojmë një gjëje të largët dhe të çmueshme. Në vend se thjeshtë t’i miratojmë praktikat që i vërrejmë rreth nesh, shpesh mund të jetë më lehtë për të vështruar modelin dhe pastaj thjeshtë të imitojmë atë person. Mirëpo, gjetja e një modeli të mirë në ambientin tonë bashkëkohor mund të mos jetë lehtë dhe në momente të caktuara ajo mund të jetë edhe habitëse, sidomos nëse të ashtuquajturit modele kalojnë nëpër ndryshime jetësore dhe pasojat e pasimit të stilit të tyre jetësor mund të bëhen të njohura më vonë. Veç kësaj, një top model, pavarësisht sa i mirë, mund të mos ketë mundësi të paraqesë çdo gjë në jetë. Edhe nëse kjo ishte e vërtetë, principet që i paraqet top modeli mund të mos jenë të qarta. Principet mund të rrjedhin vetëm përmes vëzhgimeve dhe eksperimenteve të përsëritura. Këtu na ndihmon historia. Nëse i shohim disa top modele nga historia, mund t’i shohim mësimet e nxjerrura nga historia e civilizimeve.

Duke u kthyer tani tek identifikimi, faktorin e vetëm më të rëndësishëm në zhvillimin njerëzor, duhet të identifikohemi me disa burime të pagabueshmë të udhëzimit, principet e pamohuara të zhvillimit njerëzor, dhe me kujdes të zgjedhim disa top modele. Shumica do të pranojnë Zotin si burim i pagabueshëm i udhëzimit, diturinë që Zoti na e solli neve në tokë rreth të mirës dhe të keqes në civilizimin njerëzor, dhe Pejgamberët që kanë pasur rolin e top modeleve për arritjen e superioritetit në potencialin njerëzor. Për këtë shkak, të qenurit të vetëdishëm për Zotin, i jep personit një identifikim rreth asaj se çka është e mirë për zhvillimin e potencialit njerëzor. Ajo parandalon armiqësimin. Një person çdoherë mund të gjejë mbështetje në prezencën e Zotit; fjalë për fjale të bisedojë me Zotin në prosperitet dhe fatkeqësi, duke e mbajtur personalitetin e personit në një balans harmonik, duke u shmangur ekstremeve rreth personit ose të tjerëve në prosperitet, dhe duke u shmangur nga dëmi i stresit dhe mllefit. Kuptohet, një person mund të shohë se është më lehtë të identifikohet me ndonjë (person) më fizik se Zoti në përpjekjet për të arritur qëllimet e njëjta. Megjithatë, prezenca e Zotit mund të ndjehet nga çdokush që i mbështetet Atij. Kjo është një gjë për të cilën Zoti na ka siguruar. Faktorët tjerë të rëndësishëm që mund të dalin nga ky proces i identifikimit janë të qenurit të sinqertë dhe të ndershëm, dhe kërkimi i mirëqenies individuale dhe kolektive në çështjet e ndryshme. Për t’i arritur këto qëllime, kërkimi për diturinë që ekziston dhe pjesëmarrja në rrjedhën e diturisë së re nga ajo ekzistuese janë parakushte themelore.

 

Pastrimi nga korrupsioni

Ne, rregullisht i lajmë duart para se të prekim ushqimin për shkak se duart tona janë në kontakt me aq shmë objekte që mund të përmbajnë baktere të dëmshme nga të tjerët që prekin objektet e njëjta. Lajmë vëshëmbathjen tonë kur bëhet me djersë ose papastërti nga trupi dhe rrethina jonë. Lahemi për të mbajtur trupin tonë të pastër. Të gjitha këto përpjekje për pastërti bëhen për të mbajtur veten në gjendje të mirë fizike. Por, si qëndron puna me disa përpjekje për të mbajtur mendjen tonë të pastër dhe në shëndet të mirë? Shumë gjëra me të cilat bijmë në kontakt mund të korruptojnë mendjen tonë. Mund të shohim një person duke u kënaqur me rrahjen ose ofendimin e një personi tjetër. Ajo le përshtypje në mendjen tonë dhe mund të na bëjë që më vonë të bëjmë edhe ne të njëjtën gjë në mënyrë impulsive. Shohim njerëz që arrijnë sukses nëpërmjet gënjeshtrave dhe mashtrimeve, dhe mendja jonë mund ta perceptojë atë si një sjellje e pranueshme, sidomos nëse ata mashtrues konsiderohen si modele. Një fëmijë mund të kalojë nëpër keqpërdorim nga prindërit, të cilët konsiderohen të ndershëm në shoqëri dhe gjatë rritjes mund të përfshihen në një sjellje të njëjtë disfunksionale.

Shikimi dhe dëgjimi janë vitalë për mësimin dhe zhvillimin njerëzor. Ato mund të na ngrisin në lartësi të paparamendueshme të superioritetit njerëzor. Megjithatë, duhet të mësojmë t’i përdorim ato si duhet. Ndryshe, atë që e shohim dhe dëgjojmë mund ta korruptojë mendjen dhe të na degjenerojë në humnerën më të thellë të ekzistencës njerëzore.

Si ta pastrojmë veten nga ndikimet korruptuese rreth nesh? Duhet të reflektojmë asaj që e shohim dhe që e dëgjojmë dhe t’i ndajmë ato në përvojat që janë një formë e dëshirueshme e sjelljes dhe ato që janë të padëshirueshme në dritën e disa rregullave udhëzuese.

Ne mund ta quajmë ushtrim të mendjes, dhe e ngjashme me format tjera të ushtrimit, ushtrimi i mendjes ka nevojë regjim dhe rregullshmëri.

Procesi i pastrimit të mendjes, ndryshe i quajtur edhe si pastrimi i zemrës dhe shpirtit, në Islam njihet si tazkiyyah. Parakushti për të filluar me tazzkiyyah është të dihet se mendja e njeriut është e prirur për t’u bërë e korruptuar. Korrupsioni mund t’i atribuohet përfitimit të elementeve brenda një personi, ose ndikimeve të jashtme, ose madje edhe të dyjave. Megjithatë, përgjegjësia për çfarëdo sjellje të padëshirueshme qëndron brenda personit që e kryen atë dhe jo personit ose ambientit që e ka shkaktuar atë. Të gjithë ne mbajmë përgjegjësi për veprimet tona. Sistemi ligjor do të na bëjë të përgjegjshëm nëse e shkelim ligjin, dhe Zoti do të na bëjë të përgjegjshëm nëse në sfidojmë udhëzimin hyjnor.

Njër peson nuk mund ta përdorë arsyetimin se dreqi më shtyri ta bëj atë, ose shefi më shtyri ta bëj atë, dhe kështu me radhë. Nëse kapemi duke çuar shpejtë veturën në autostradë, nuk mund të lirohemi nga përgjegjësia për shkak se edhe të tjerët kishin çuar shpejt dhe nuk janë kapur. Zoti sheh dhe dëgjon çdo gjë. Nuk vjen në shprehje moskapja. Njëjtë siç kanë për qëllim rregullat e komunikacionit të na mbrojnë neve dhe të tjerët nga lëndimi, edhe udhëzimi hyjnor është thjesht për dobinë tonë. Koncepti i përgjegjësisë për veprimet e një personi quhet mas’uliyyah. Suksesi në pastrimin e mendjes, shpirtit ose psikës, ka nevojë për njohjen se bota mund ta ndotë mendjen, shpirti mund të korruptohet nëpërmjet nxitjes, dhe dëshirat mund të planifikojnë të mbulojë mendjen e një personi, dhe ta zhytin në një abnormalitet. Ta konsiderojmë këtë deklaratë nga Kur’ani: “Epshi është shumë nxitës për të keqen” (12:53). Çdokush është i lindur me një shpirt që është i pastër, i lirë nga korrupsioni ose papastërtia. Instinkti natyror ose dispozita e secilit shpirt njerëzor është ta bëjë atë që është e mirë. Përderisa personi rritet, porositë e dëmshme nëpërmjet shikimit, dëgjimit, prekjes, shijes ose ndjenjave tjera, ndikojnë në pastërtinë e shpirtit të tij. Për këtë shkak çdo përvojë njerëzore duhet të kontrollohet për ndikimet potenciale korruptuese. Riformimi i këtyre ndikimeve korruptuese, brenda mendjes së njeriut, quhet procesi i pastrimit ose tazkiyyah. Këto ajete nga Kur’ani iluminojnë këtë koncept:

”Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (91:7-10).

Poashtu: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve. Xhenneti është vendi i tij.” (79:40-41).

Pavarësisht nga përpjekjet më të mëdha që një person mund t’i bëjë për pastrimin e mendjes, ende janë të mundshme devijimet (anomalitë). Mund të bëjmë gabime ose gjynahe. Çka ndodh atëherë? Një mendje e ushtruar si duhet posedon atë që quhet shpirt vetëkritik (nafs-e-lawwama). Ajo do të reagojë me pranimin se diçka nuk është bërë si duhet; dështimin do ta pranojë me përulësi dhe do ta angazhojë mendjen ta riformojë atë në mënyrë të përshtatshme. Nga ana tjetër, dikush që ka një shpirt të përcaktuar (nafs-e-ammara) pranimet e tilla mund t’i sheh si poshtëruese, dhe kështu duke u bërë e prirur për devijime edhe më të mëdha në të ardhmen. Nëse një akt i gabueshëm njihet (pranohet) me një përcaktim të konsiderueshëm për ta shmangur përsëritjen e saj, atëherë ajo është një akt i vetë-pastrimit dhe zhvillimit të duhur njerëzor. Në të kundërt, një konsiderim i papërgjegjshëm i akteve të tilla çon në korrupsion të mëtutjeshëm të shpirtit dhe vetë-degjenerimit.

 

Regjimi i vetë-zhvillimit

Të kuptuarit e rregullave në përgjithësi është e kapshme për shumicën e njerëzve. Zbatimi i atyre rregullave në praktikë kërkon guxim, këmbëngulësi dhe rregullshmëri.

Ta konsiderojmë këtë pjesë të hadithit të Muhammedit s.a.v.s. për një nga gjërat që i ndodhën atij gjatë paraqitjes së tij para Zotit.

Pejgamberi tha: “… Allahu urdhëroi pesëdhjetë lutje (namaze) për pasuesit e mi, duke u kthyer me këtë urdhër të Allahut, kalova pranë Musait (a.s.) i cili më pyeti, ‘Çka urdhëroi Allahu për pasuesit e tu?’ U përgjigja, ‘Ai për ta urdhëroi pesëdhjetë lutje’. Musai tha, ‘Ktheu tek Zoti yt (dhe kërko zvogëlim) sepse pasuesit e tu nuk do të kenë mundësi ta bëjnë atë’. (Kështu që u ktheva tek Allahu dhe kërkova zvogëlim) dhe Ai i zvogëloi ato përgjysëm. Kur kalova pranë Musait sërish dhe e informova për atë, ai tha, ‘Kthehu tek Zoti yt, sepse pasuesit e tu nuk do të kenë mundësi ta bëjnë atë’. Kështu që u ktheva tek Allahu dhe kërkova zvogëlim të mëtutjeshëm dhe gjysma e tyre u zvogëlua. Sërish kalova pranë Musait dhe ai më tha: ‘Kthehu tek Zoti yt për shkak se pasuesit e tu nuk do të kenë mundësi ta bëjnë atë. Kështu që u ktheva tek Allahu dhe Ai tha, “Këto janë pesë lutje dhe ato të gjitha janë (baraz me) pesëdhjetë (në shpërblim) për shkak se Fjala Ime nuk ndryshon’”.

Lutjen që ne ia ofrojmë Zotit është një akt i përkujtimit të Tij dhe udhëzimit që Ai na e ka shpallur për ta formuar jetën tonë. Në këtë ushtrim formal përfshihemi pesë herë në ditë. E, pjesa e mbetur e kohës? Kjo na kërkon t’i reflektohemi moralit të thënies së lartpërmendur të Pejgamberit. Ndoshta numri ideal për të qëndruar formalisht para Zotit do të ishte shtatëdhjetë herë në ditë, siç u informua Pejgamberi fillimisht. Por kjo do të ishte barrë shumë e madhe për ta mbajtur pjesa më e madhe e qenieve njerëzore, siç ndërhyri Pejgamberi Musa, a.s.. Përderisa numri formal i lutjeve është pesë, periudha tjetër duhet të mbushet, me mundësitë më të mëdha, në përkujtim të vazhdueshëm të Zotit dhe reflektimeve të veprimeve tona në dritën e udhëzimit. Duhet të jemi të vetëdishëm për Allahun në çdo moment, pavarësisht nga koha dhe vendi, dhe t’i kushtojmë vëmendje udhëzimit të Tij në të gjitha punët tona. Në vend se të reagojmë në mënyrë impulsive, para se të folim ose veprojmë, duhet të mendojmë. Duhet t’i reflektohemi asaj që ndoshta e kemi folur ose e kemi vepruar. Procesi i pastrimit të mendjes në Islam konsiderohet forma më e madhe e vuajtjes njerëzore. Duhet të pasohet me këmbëngulje, durim dhe përcaktim, me besim në atë që Zoti na e ka shpallur, dhe veprimet që manifestojnë këtë besim në çdo moment, në vështirësi si dhe në prosperitet.

Shumicës prej nesh, gjatë fëmijërisë na kanë thënë të mbajmë ditare dhe t’i shënojmë gjërat e ndryshme që ndodhin gjatë ditës. Mençuria e asaj këshille qëndron më pak në krijimin e trashëgimisë dhe më shumë në reflektim, siç do të bënim zakonisht kur i shënojmë gjërat, dhe i rregullojmë në mënyrë që mund të jenë të dëshirueshme nga ato që mund të jenë të padëshirueshme. Ekziston nevoja që rregullisht të kujtohemi në mbresat që kanë mbetur në mendjet tona nga ajo që mund ta shohim, dëgjojmë, ndjejmë dhe veprojmë, dhe t’i rivendosim ato në formacione mendore, lidhje për kujtesë, që i dimë si të dëshirueshme. Kjo është mënyra e vetme përmes të cilës mund t’i shmangemi sjelljes impulsive të bazuar në atë që e hasim në mjedisin tonë. Është e pamundur t’i rregullojmë gjërat ashtu siç i hasim, sidomos kur ato paraqiten në radhitje të shpejtë, ose në pjesë teatrale të cilat na mahnisin në moment. Duhet të ndajmë kohë t’i rishqyrtojmë ato gjëra në lëvizje të ngadalshme dhe pa ndikimet momentale dhe zërat e prapaskenës. Të gjithë kemi nevojë për relfektim dhe vetmi të qetë, në përpjekje për të formuar kuptimin e çështjeve në dritën e udhëzimit hyjnor.

Një person mund të pyet nëse ka fjalë të caktuara apostafate për t’u përfshirë në përkujtimin e Zotit dhe reflektimit të mendimeve dhe veprimeve. Pejgamberët e kanë parashtruar pyetjen e njëjtë. Përderi sa nuk ka kufi rreth asaj se çka mund të thotë një person, ajo që ne duhet të themi për Zotin është shumë e thjeshtë, e lehtë për të mbajtur mend dhe e drejtpërdrejt në domethenie. Ja disa shembuj:

…Nuk ekziston zot tjetër përveç Allahut.

Kjo shprehje e thjeshtë ofron kulmin e zhvillimit njerëzor. Rikujtimi i vetvetes se nuk ka zot tjetër përveç Zotit ofron kornizën më të mirë të mundshme për zhvillim njerëzor pasiqë atë që na thotë Zoti (Allahu) ta bëjmë është për të mirën tonë, dhe për ne nuk ka nevojë t’i nënshtrohemi asnjë fuqie në kundërshtim me atë që Zoti na e thotë. Zoti ka pushtet ndaj të gjitha gjërave dhe Zoti na i rregullon çështjet në mënyrë të drejtë nëse i drejtohemi Atij. Duhet të themi sa më shpesh La ilaha il-l Allah. Pa përsëritje mund të harrojmë dhe mund të mos e kujtojmë këtë mençuri dhe kështu të bëjmë vepra të këqija, pa pasur qëllim.

Poashtu

…Të gjitha felenderimet qofshin për Allahun (al-hamdu lilāh)

La ilāha illa Allah na udhëzon të bëjmë gjëra të mira. Çdo e mirë që na vjen është nga Allahu. La ilāha illa Allah është sigurimi për bërjen e punës së mirë, dhe al-hamdu lilāh (të gjitha falenderimet qofshin për Allahun) është një njohje, me gjith përulësi, që e fitojmë vetëm atë që është bërë e mundshme nga Zoti.

Shprehjet La ilaha il-l Allah dhe al-hamdu lilāh duhet të jenë rikujtues gjithpërfshirës në rregullimin e çështjeve tona dhe ato janë elemente themelore pastruese në pastrimin e mendjes dhe shpirtit tonë, duke na mundësuar të mbetemi në një rrugë që është në dobinë tonë më të madhe.

Shembuj të shprehjeve të zgjeruara në përkujtimin e Zotit për vetë-zhvillim janë:

“Lavdi Allahut, dhe të gjitha falenderimet qofshin për Allahun, nuk ka zot tjetër pëveç Allahut, dhe Allahu është më i madhi”. Poashtu “Nuk ka Zot përveç Allahut, Ai është Një dhe nuk ka shok. Ai është i Plotfuqishëm, dhe Ai është i Gjithndershëm, dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë”.

 

Përfundime

Ekzistojnë mënyra dhe fjalë pafund në shprehjet për përkujtim të Allahut, dhe kërkimit afërsi me Të për zhvillim personal. Mirëpo, fjalët e thjeshta mund të arrijnë thellësira të pakufizuara në domethënie kur shprehen me devotshmëri dhe sinqeritet. Është kjo fuqi e thjeshtësisë së çuditshme që është brenda mundësive të secilit prej neve.

Më në fund, një sigurim për shpërblimet që na i ka premtuar Allahu në këtë dhe në botën tjetër: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet”. (87:14-15)

Dr. Syed Imtiaz Ahmad – nënkryetar i ISNA Canada

përktheu: Xh.Aliu