9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rregullat e fjalës La ilahe il Allah

Më të lexuarat

Vëllezër të ndershëm do të tregojmë për rregullat e fjalës La ilahe il-All-llah. Nuk ka fjalë më të mirë që është thënë prej te Ademi a.s. deri në ditët e sotit, se sa kjo fjalë. Për këtë arsye Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Dhikri më i mirë është fjala la ilahe il-lAll-llah”. Për këtë fjalë All-llahu s.u.t. e ka krijuar këtë gjithësi, për këtë fjalë ka dërguar Pejgamberë. Ka zbritur libra, dhe për këtë fjalë All-llahu s.u.t. e ka krijuar Xhennetin dhe e ka zbukurar atë dhe për këtë fjalë Xhehennemi është nxirë dhe është skuqur.

Në bazë të kësaj fjale bëhet miqësia dhe armiqësia, për këtë fjalë All-llahu s.u.t. e ka bërë obligim për muslimanin luftën për All-llahun s.u.t.-Xhihadin. Nuk ka fjalë më të mirë dhe më të bukur se Fjala La ilahe il-All-llah, për këtë arësye,siç transmeton imam Buhariu në librin e tij “Edebul Mufred” këtë hadith e ka nxjerrur imam Albani nga ky libër, numri i hadithit 426 kur Nuhut a.s. i erdhi momenti për tu ndarë nga kjo botë e porositi djalin e tij dhe i tha: “Të urdhëroj në fjalën la ilahe il-Allah, se shtatë kat qiej edhe shtatë kat tokë po t’i peshoje me Fjalën la ilahe il-Allah, do të peshojë fjala më shumë se shtatë kat qiej edhe shtatë kat tokë.” Me gjithë këtë rëndësi që ka kjo fjalë, nuk është shtrembëruar diçka më shumë se sa kjo fjalë, nuk është keqpërdorur diçka më shumë në Fenë e All-llahut s.u.t. se sa kjo fjalë, njerëzit të cilët kanë menduar se këtë fjalë mjafton vetëm ta shqiptojmë me gjuhë, njerëzit të cilët mendojnë se t’i numërosh kokrrat e tesbihëve duke thënë la ilahe il-All-llah janë çelë dyert e Xhennetit. Për këtë arsye do të shohim se cilat janë kushtet e fjalës La ilahe il-All-llah apo cilat janë kushtet kur me këtë fjalë hyn në Xhennet, ku për këtë fjalë ka thënë Muhamedi s.a.v.s.: “Kush thotë La ilahe il-All-llah do të hyn në Xhennet.”

A mjafton vetëm ta shqiptojmë këtë fjalë, siç e kanë kuptuar disa njerëz?! Kur në ditët e sotit këtë fjalë e shqipton çdokush për arsye se kanë menduar se kjo fjalë është lehtë për ta shqiptuar dhe mjafton me kaq, dhe a mendon se vetëm ta shqiptojmë dhe pastaj të veprojmë çfarë të duam?! Jo, vëlla i dashur!

Për këtë arsye mosnjohja e kushteve të fjalës La ilahe il-All-llah i ka bërë që edhe ateistat ta shqiptojnë këtë fjalë vetëm e vetëm për t’i hequr sytë apo veshët e dikujt, apo për ta arritur qëllimin e tyre me këtë fjalë, a thua a u sjellë dobi edhe atyre? Jo, assesi! Këtë fjalë e kanë shqiptuar edhe komunistat, satanistat (adhuruesit e djallit të mallkuar) duke menduar se vetëm ta shqiptosh mjafton. E kanë keqpërdorur aq shumë këtë fjalë për arsye se këtë fjalë e kanë bërë për të vdekur, kur të vdes ndokush mbledhen dhe thonë 72.000 herë La ilahe il-All-llah duke menduar se me këtë shqiptim kanë bërë diçka dhe e kanë arritur një gradë të lartë te All-llahu s.u.t. Për këtë arsye muslimani e ka obligim që të njoftohet me kushtet e fjalës La ilahe il-All-llah, për arsye se nëse i din këto kushte e din se cilët janë kushtet të cilat nëse ai i shqipton do të shpëton, dhe do të din t’i komenton hadithet e Muhammedit s.a.v.s. që kanë ardhur “kush thotë La ilahe il-All-llah do të hyjë në Xhennet.” Dhe hadithet tjera të ngjajshme me këtë hadith. Për arsye se fjala La ilahe il-All-llah i ka kushtet e veta që kanë ardhë në Kur’an dhe Sunnet të cilat do t’i cekim më pastaj, kurse tani do të tregojmë për “Hyrje në kushtet e Fjalës La ilahe il-All-llah” dhe do të njoftohemi me disa rregulla të cilat na nevojiten gjatë bisedës rreth kushteve të fjalës La ilahe il-All-llah.

Për këtë arsye njerëzit të cilët nuk i kanë kushtuar kujdes kushteve të Fjalës la ilahe il-All-llah i kanë urdhëruar njerëzit duke iu thënë: Thuani la ilahe il-All-llah pastaj veproni çfarë të doni, adhuroni kë të doni, dëgjoni kë të doni se iu mjafton kjo fjalë. Për këtë arsye, muslimani për t’i ditur këto dhe hadithet e ngjashme siç është hadithi (El-Bitaka) i kartelës i cili thotë: Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, këtë hadith e gjen në Sahihul-Suneh Tirmidhi ku Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu s.u.t. në Ditën e Gjykimit do ta nxjerrë një njeri para të gjitha krijesave dhe ia shfaq 99 regjistra me gjynahe”, çdo regjistër i tij është i madh sa sheh syri larg, për arsye se çdo send iu është shënuar, “pastaj All-llahu s.u.t. e pyet dhe i thotë: A mos është gabim diçka, a ke kundër diçka rreth këtyre regjistrave, a mos të kanë bërë padrejtësi melaiket që të kanë shkruar çdo gjë?” ai thotë: “Jo, o Zot”, i thotë All-llahu s.u.t. “A ke ndonjë arsye ” prapë ai thotë: “Jo, o Zot”. All-llahu s.u.t., i Cili ia ka bërë haram padrejtësinë Vetes i thotë: “Jo, ti e ke një arësye dhe sot nuk të bëhët padrejtësi”, atëherë i nxjerret një kartelë ku në të shkruhet “Esh-hedu en la ilahe il-All-llah ve esh-hedu enne Muhammeden Rresulull-llah” e pastaj  All-llahu s.u.t. thotë: “Bini regjistrat e këtij robit tim që t’i peshojmë me këtë kartelë.” E ky rob i shkretë i sheh regjistrat e mëdhenj të tij, i sheh gjynahet e tij të shumta e të mëdha dhe thotë: “O Zot, çdo të peshoj kjo kartelë e vogël pranë këtyre 99 regjistrave”, All-llahu s.u.t. i thotë: “Jo ty nuk do të bëhet padrejtësi”, atëherë mirren 99 regjistrat vihen në njërën anë të peshores ndërsa në anën tjetër vendoset kjo kartelë. Tha Muhamedi s.a.v.s.: “Do të fluturojnë këto regjistra për arsye se do të peshoj më rendë fjala e All-llahu s.u.t. në këtë kartelë” dhe vazhdoi Muhamedi s.a.v.s. më tutje duke thënë: “Se me Emrin e All-llahut s.u.t. nuk ka mundësi të rëndohet asnjë send.”

Këto hadithe dhe të ngjashme me këtë temë a don të thotë që njeriu mjafton vetëm ta shqiptoj këtë fjalë?! Çfarë fjale ishte kjo fjalë e këtij personi? Ishte vetëm shqiptim apo ishte që i kishte zbatuar kushtet e Fjalës La ilahe il-All-llah, për këtë arësye do të shohim prej rregullave të cilat duhet t’i kemi parasysh. Çdo send në Sheriat nuk mjafton që vetëm me një tekst të Kur’anit apo vetëm me një hadith të gjykohet për një çështje. Por duhet doemos t’i mbledhim të gjitha tekstet kur’anore dhe hadithet që flasin për atë temë pastaj t’i japim rezultatet apo të sjellim vendim për atë çështje.

Rregulli i parë të cilin duhet deomos ta kuptojë çdo musliman, për arësye se nuk ka mundësi t’i kupton hadithet se kush thotë “La ilahe il-All-llah hyn në Xhennet” dhe të ngjajshme me këtë.

RREGULLI I PARË – duhet të kuptohet se ky njeri që i ka patur 99 regjistra me gjynahe, gjynahet e tij kanë qenë nën kufër (mohim) dhe shirk (të përshkruarit All-llahut s.u.t. shok) për arsye se po të kishte gjynahe të kufrit apo shirkut nuk do t’i vlente Fjala La ilahe il-All-llah, deomos duhet të kuptohet në këtë mënyrë për arsye se çdo njeriu po të kishte patur 99 regjistra me vepra të mira e jo me gjynahe nuk do t’i vlenin nëse i ka përshkruar All-llahut s.u.t. shok. Argument për këtë është Fjala e All-llahut s.u.t. ku thotë: “Allahu shirkun nuk e fal, kurse gjynahet tjera ia fal kujt të don Ai”,

(En-Nisa: )

po ashtu All-llahu s.u.t.  thotë: “ai i cili i bën All-llahut shok, All-llahu ia ka bërë të ndaluar atij Xhennetin”

(El-Maide: )

Nga ky rregull kuptojmë se Fjala La ilahe il-All-llah peshon tek ai i cili nuk ka bërë shirk apo kufër. Për këtë, ata që nuk e kanë kuptuar këtë thonë edhe për ata që e shajnë All-llahun s.u.t. se ne nuk kemi guxim t’iu themi atyre se kanë bërë kufër. Pse? Për arsye se e kanë shqiptuar Fjalën La ilahe il-All-llah. Ata që tallen me Fjalën eAll-llahut s.u.t., me Muhamedin s.a.v.s. edhe nëse thonë Fjalën La ilahe il-All-llah nuk iu vlen, për arsye se ka bërë një vepër që ia ka asgjësuar vlerën e Fjalës La ilahe il-All-llah.

Transmeton imam Taberaniu, kurse imam Albani e ka bërë hadith të vërtetë në librin “Xhamiu Sagir” numri i hadithit 4341 ku Muhammedi s.a.v.s. thotë: “Ka thënë     All-llahu s.u.t. O bir i Ademit përderisa ti më adhuron Mua e nuk më bën shok, edhe nëse vjen me gjynahe prej toke në qiell, mirëpo je penduar, do t’i fali ty ato dhe nuk e kam dert aspak. ” (hadith kudsijj)1

Po ashtu Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Dy vepra janë obligim prej anës së        All-llahut s.u.t. që ta shpërblejë atë person për këto dy vepra,” i thanë të pranishmit: “Cilat janë këto dy vepra o i Dërguar i All-llahut” tha: “Kush vdes dhe All-llahut nuk i ka bërë shok do të hyn në Xhennet” pa marrë parasysh se a do të hyn menjëherë apo do të vonohet mirëpo fundi i tij do të jetë në Xhennet, pastaj Muhammedi s.a.v.s. tha: “Dhe kush vdes dhe All-llahut i ka bërë shok do të hyn në zjarr”, pa marrë parasysh se ky njeri a ka vepra të mira apo jo. Transmeton Muslimi.

Po ashtu në një hadith tjetër që transmeton Aishja(All-llahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: „E pyeta pejgamberin s.a.v.s për një njeri i cili ka qenë në kohën e paditurisë, e kanë quajtur Ibën Xhedan, ky ka qenë njeri i mirë i cili ka ushqyer të varfërit, ka vizituar farefisin, s’i ka bërë keq askujt ,i thashë: „O i Dërguar i All-llahut Ibën Xhedani ka vizituar farefisin dhe i ka ushqyer të varfërit, a do t’i vlejnë në Ditën e Gjykimit“ pejgamberi s.a.v.s. tha: “Jo nuk i sjellin dobi“! Pse?! Sepse, tha pejgamberi s.a.v.s.:“asnjë ditë nuk ka thënë o Zot falmi gjynahet në atë Ditë kur të dalim para Teje“.Me këtë pejgamberi s.a.v.s. na tregon se ky ka qenë mushrik, asnjëherë Fjalën La ilahe il-All-llah s’e ka shqiptuar. Imam Neveviu në komentin e këtyre haditheve në vëllimin e parë faqe 217 thotë: „Asnjë njeri nuk ngel në Xhehennem përgjithmonë, i cili ka vdekur në besim pa marrë parasysh gjynahet e tij, poashtu nuk ka mundësi asnjë nga ata që i ka bërë All-llahut shok të hyjë në Xhennet, pa marrë parasysh se a ka bër vepra të mira apo jo“.

 

RREGULLI I DYTË- Sikurse njeriu s’ka mundësi të jetë edhe mohues edhe besimtar në të njëjtën kohë, poashtu imani dhe kufri s’kanë mundësi të bashkohen në të njëjtën zemër njëkohësisht, p.sh.: nuk ka mundësi të jetë me zemër besimtar, ndërsa me vepra mohues, siç kanë thënë xhehmitë apo mërxhiat, të cilët kanë thënë:“tek ne është kafir ai që s’e shpreh Fjalën La ilahe il-All-llah, po tek All-llahu Ai e di , jo përtej besimit te Ehli Sunnetit dhe Xhematit është se ai i cili jashtë është kafir(mohues)ai edhe brenda është kafir ,e ndërsa ata që në pamjen e jashtme janë muslimanë e në zemër-kafira ,ata janë munafika (dyftyrësha).

Nga ky rregull dijetarët kanë thënë se njeriu nuk mund të jetë edhe musliman edhe kafir në të njëjtën kohë, pra ose musliman ose kafir.Ka thënë pejgamberi s.a.v.s.: „S’ka mundësi imani (besimi) dhe kufri (mohimi )të bashkohen në një zemër“.Poashtu ka thënë: „Në trup është një organ nëse përmirësohet ky organ do të përmiërsohet i gjithë trupi ,nëse prishet ky organ,do të prishet i tërë trupi, e kjo është zemra“.Ndokush mund të thotë se çka na duhet ky rregull! Nga ky regull kuptojmë se ai që bën kufër me gjymtyrë, ai ka bërë edhe me zemër, për arësye se disa njerëz apo mërxhiat thonë se ka mundësi me bë kufër me gjymtyrë, mirëpo me zemër ne nuk e dijmë ai ngelet  musliman, nuk ka mundësi kështu se pejgamberi ka thënë:“Nuk ka mundësi me u bashku kufri dhe imani në një zemër,pra ose iman pa kufër ose kufër pa iman“.Si ka mundësi o vëllezër një njeri që e shanë All-llahun e shanë pejgamberin s.a.v.s. natë e ditë me i thënë se ky ka bërë kufër vetëm me gjuhë e me zemër ne s’e dijmë, ndërsa pejgamberi s.a.v.s.në hadithin më lartë tha se kur të prishet zemra prishet edhe trupi,kur rregullohet zemra rregullohet edhe trupi.Në zemër ka mundësi me u bashku imani edhe gjynahu, por imani dhe kufri kurrë jo!

RREGULLI I TRETË – Duhet ta dijmë se nuk hyn në Xhennet vetëm se besimtari (vetëm ai që e ka adhuruar All-llahun), kurse ai që i ka bërë All-llahut shok nuk ka mundësi kurrë të hyjë në Xhennetin e All-llahut s.v.t., nëse e kupton këtë rregull do ta kuptosh edhe hadithin që thotë se një njeri ka hyrë në Xhennet pa bërë asnjë punë të mirë,si kuptohet kjo? Duhet kuptuar se ky ka qenë besimtar, mirëpo prej sevapeve s’ka pasur asnjë, ose hadithin që thotë pejgamberi s.a.v.s.: “Thotë All-llahu në Ditën e Gjykimit nxirrne prej Xhehennemit atë, i cili e ka sa një grimcë besim“,si kuptohet ky hadith, për arësye se këtu kanë devijuar njerëzit, këtu i kanë keqkuptuar hadithet e pejgamberit s.a.v.s. Dihet se prej rregullave të Sheriatit është se pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: „Pasha Atë që shpirtin tim e ka në Dorë (pasha All-llahun) nuk do të hyjnë në Xhennet përveç ata që kanë besuar“. Si kuptohet Fjala e All-llahut: „Nxirrni prej Xhehennemit grupin që s’e kanë bërë asnjë të mirë“ , kjo duhet të kuptohet, se ky grup ka qenë besimtar këta s’e kanë bërë ndonjë punë të kufrit dhe shirkut d.m.th. se e kanë pasur të shëndoshë fjalën La ilahe il-All-llah. Nëse s’e kupton në këtë mënyrë, ti e ke keqkuptuar fjalën La ilahe il-All-llah, do të dalin probleme në Sheriat, do t’i keqkuptosh ajetet e Kur’anit’ nuk do t’i kuptosh si i kanë kuptuar Ehli Sunneti dhe Xhemati.

Nga kjo kuptojmë se ai që e ka këtë fjalë me kushtet e saj, do të shpëtojë në Ditën e Gjykimit , ndërsa ateistat edhe pse e thonë këtë fjalë, apo ai që ka pasur dyshim se a ka  ringjallje apo jo, dhe e ka shqiptuar Fjalën La ilahe il-All-llah dhe nuk ka pasur asnjë arësye të Sheri’atit për mos me i ditur këto, ky e ka kundërshtuar Fjalën La ilahe il-All-llah dhe nuk bën pjesë në hadithin e pejgamberit s.a.v.s. që ka thënë se All-llahu do t’i nxjerrë prej Xhehennemit ata që s’e kanë punuar asnjë vepër. Në një hadith tjetër pejgamberi s.a.v.s., siç transmeton imam Muslimi, i ka thënë Umerit: „O Umer shko tek njerëzit dhe piskatju ,tregoju se nuk hyjnë në Xhennet vetëm se besimtarët“. Poashtu në një hadith tjetër që e ka nxjerrë Ibën Asim, hoxhë Albani e ka bërë hadith të vërtetë, numri i hadithit 503, thotë pejgamberi s.a.v.s: „Mu ka dhënë ndërmjetësimi dhe kjo do të përfshijë atë njeri që All-llahut s’i ka bërë shok“. E jo pra edhe atë që e ka shqiptuar Fjalën La ilahe il-All-llah e në anën tjetër i ka bërë All-llahut shok.

 

RREGULLI I KATËRT – ajetet dhe hadithet e një teme duhet të bashkohen e të komentohen njëra me tjetrën e nuk mjafton të mirret vetëm një hadith e të gjykohet me të pa i përmbledhur edhe hadithet tjera që flasin për atë temë. E jo t’u thuash njerëzve se pejgamberi s.a.v.s. ka thënë kush thotë La ilahe il –All-llah do të hyjë në Xhennet ,edhe nëse s’fal namaz, edhe nëse nuk e beson Ditën e Gjykimit, apo i thua do të hyjshë në Xhennet, e ai nuk e beson Xhennetin fare!

 

RREGULLI I PESTË – disa ajete në Kur’an apo hadithe janë të paqarta, për këtë arësye, kur kemi kësi rasti duhet që ajetet dhe hadithet e paqarta të komentohen me hadithet e qarta, p.sh.: hadithi: „Kush thotë La ilahe il-All-llah do të hyjë në Xhennet“, ky është i paqartë! Pse i paqartë?! Se ka njerëz që e thonë këtë fjalë, por s’e besojnë Ditën e Gjykimit fare, s’e besojnë Xhennetin fare. Në lidhje me këtë All-llahu s.v.t.  ka thënë në Suren Ali Imran : „ Ai është që ta zbriti Librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e Librit , e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qarta . E ata që në zemrat e tyre anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është e qartë për të shkaktuar huti , e kinse kërkojnë komentin e tyre . Po pos All-llahut askush nuk e din domëthënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: Ne u kemi besuar atyre , të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë zotët e mendjes“.(ajeti:7). Për këtë, nuk të lejohet ta marrësh një hadith ose një ajet dhe të argumentohesh me atë, por duhet ti mbledhësh të gjitha argumentet që flasin për atë temë nëse don ta gjesh të Vërtetën.

Përshtati: Blerim Paci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit