16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrëfimi prekës i Klodiana Lalës pas sulmit me armë: Çfarë përgjigje t’u jap vajzave të mia, pas ngjarjes më pyetën…

Më të lexuarat

Mbrëmjen e sotme, pak ditë pas sulmit me armë që bënë në shtëpinë e pridërve të saj, Klodiana Lala ka folur sërish tek “Opinion”.

Ndër të tjera Klodiana ka thënë se nuk është e frikësuar nga ajo që ndodhi, por sigurish shumë e tronditur.klodd

Ajo është shprehur se nuk di se “kujt t’ia vendosë gishtin për këtë sulm”, pasi në dy vitet e fundit është marrë me disa çështje delikate, por ka kërkuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga shteti.

“Më pyeti vajza, “mami pse na qëlluan me armë”, çfarë përgjgije t’i jap? Këtë përgjgije duhet ta japë shteti. Unë për ato dy vajza jetoj, nëse do t’u kishte ndodhur gjë, çfarë do të bëja unë pastaj… Dyshimet e mia ia kam shprehur të gjitha Prokurorisë”, është shprehur ajo e prekur.

“Kjo është një ngjarje që duhet të zgjidhet, jo se më ndodhi mua, që mbuloj institucionin e Prokurorisë, por do duhet të zbardhet për t’i dhënë kurajë të gjithë gazetarëve, sepse ne kemi gazetarë që janë larguar për shkak të kërcënimeve që kanë marrë. Shpeshherë gazetarët, kryesisht të kronikës, i kanë zgjidhur privatisht këto çështje dhe kërcënime”, u shpreh Klodiana Lala.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit