16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrëfimi për profetin Xherxhis

Më të lexuarat

Në kohën e Xherxhisit, njërit prej pejgambereve të Beni Israilëve, jetonte një mbret arrogant i cili kishte bërë shumë shkatërrim dhe popullin e tij e mërziste tepër. Për shkak të zullumit dhe arrogancës së sundimtarit Allahu e kishte ndalur shiun, kështu që edhe sundimtari edhe populli i tij filluan të frikohen se mos vdesin nga uria dhe etja.

Shkoi sundimtari tek profeti Xherxhis e i tha: – Kam ardhur me një mesazh për Zotin tënd.
Xherxhisi i cili në ato momente lavdëronte Allahun, ndërpreu dhikrin e i tha: Çfarë mesazhi ke?

Sundimtari i tha: “Thuaj Zotit tënd të na jap shiun, sepse nëse nuk na e jep unë do ta mërzis Atë, sepse askush nuk e ka ndërprerë shiun përveç Tij.

Xherxhis shkoi në dhomën e tij ku e luste Zotin duke u frikuar se çfarë do t’i përgjigjet Allahu. Në atë moment vjen meleku Xhebrail e i thotë: “Ma jep mesazhin që e mban për Allahun! Profeti i tha: “I frikohem Zotit, nëse e them atë.

Xhebraili i tha: “O Xherxhis! Allahu të porosit ta pyesësh atë njeriun se me çka do ta shqetësoj ai Zotin e të gjitha botëve.

Profeti shkoi tek sundimtari dhe e pyeti, ndërsa ai i tha: “Unë nuk mund ta mërzis përveç se me një mënyrë, sepse Ai është i Plotfuqishëm, ndërsa unë i dobët. Megjithatë, unë do ta shqetësoj dhe do ta mërzis ashtu që do t’i shqetësoj ata që e duanë Atë, dhe me këtë do ta mërzis edhe Atë.

Kur profeti ia tregoi këtë Xhebrailit, ai i tha: “Thuaj atij njeriu të mos e bëj këtë, ndërsa ne do t’u japim shiun!

Më vonë filluan të shihe mjegullat në qiell dhe për tre ditë resht ra shiu me caktimin e Allahut të Madhërishëm. Me shiun e bollshëm që ra të gjitha të mbjellat dhe bimët u rritën shumë, ndërsa kur e pa këtë sundimtari i popullit shkoi tek profeti Xherxhis e i tha: “Sytë e mi të dobët filluan të shohin dhe tani e kuptova se ka Dikush që mund të bëj gjithçka. Andaj edhe unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç  Allahut”.

Mesazhi:

Kjo ngjarje na tregon dashurinë e madhe të Allahut për njerëzit e devotshëm dhe për ata që e duan Zotin më shumë se sa veten, sepse nuk lejoi që dikush t’i mërzis ato.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit