7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Rrëfimi ndryshe i kampionit të boksit: Kam larë pjata për të…

Më të lexuarat

Kampioni i boksit Ismail Keta ka rrëfyer sot situatën e vështirë ekonomike që ka kaluar në fëmijëri, dhe përpjekjet për t’u bërë ai që është sot. Teksa i është bashkuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në “Neës24”, për të surprizuar një djalë të ri që ëndërron të bëhet boksier, Keta ka treguar peripecitë që ka kaluar.

Keta ka takuar Klevisin, djalin që ëndërron të bëhet boksier si ai, Ismail Keta ka theksuar se “Të jesh i varfër nuk është turp”.

Ismail Keta ka treguar për të kaluarën e tij të vështirë, por theksoi se kjo gjë nuk e pengoi atë të realizojë ëndrrën e tij.

“Të jesh i varfër nuk është turp. Nga përvoja ime të them se me punë e sakrifica arrihet çdo gjë. Unë vij nga një familje e varfër dhe kur boksi u bë ëndrra ime e madhe, as doreza boksi nuk kam patur.

Ato i bëra me leshin dhisë që kishim. Kur shkova në Gjermani, kisha fizikun dhe guximin e Rokut, por së pari më duhej të paguaja lekët që kisha marrë borxh. Lava pjata e bëra lloj-lloj punësh, por kurrë s’iu ndava pasionit tim.

Sedra ime, familja ishin prioritetet kryesore. Bëja gjithmonë 3 punë që të ndihmoja familjen. S’kishte kush më gatuante, haja konserva misri dhe shkoja në stërvitje… Pas 18 vitesh mua falë edhe Zotit arrita të marr vlerësimin për punën time”, tregoi Ismaili.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit