8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrëfimi i veçantë i Mërgim Mavrajt: epiqendra ime është Islami

Më të lexuarat

Aktualisht është një prej mbrojtësve më të mirë të Bundesligës, por jeta e Mërgim Mavrajt mund të kishte qenë plotësisht ndryshe nëse trajneri Bruno Labadia nuk do ta kishte bindur kur ishte adoleshent dhe luante te Darmshtad, që kishte të ardhme si futbollist. Në të vërtet, Mavraj dëshironte të bëhej polic dhe ka ndjekur edhe disa kurse për të vazhduar këtë karrierë, i shtyrë gjithmonë nga ideja për të ndihmuar të tjerët.

“Unë nuk desha të bëhesha futbollist, më erdhi në mendje si mundësi vetëm kur Labadia te Darmshtad më bindi se jam i mirë aq sa duhet. Në të vërtetë desha të bëhesha polic, desha të luaja vetëm një vit futboll.”

Përse desha të bëhesha polic? Sepse jam një djalë me origjinë emigrantësh që është rritur në një zonë problematike të Seligenshtad. Kishte gjithmonë probleme dhe mendoja se si një polic, do të kisha mundësinë për të ndryshuar diçka. Më ka tunduar gjithmonë që të mendoj për ligjin që të ndihmoj njerëzit”, tha futbollisti shqiptar për “Hamburger Abendblatt”.

Shumë futbollistë të tjerë e kanë thënë një gjë të ngjashme, por Mavraj e kishte shumë seriozisht, aq sa bëri dy herë radhazi praktikë. “Në klasën e 9 dhe të 11, kam bërë praktikë 7 javë në Mulhaim. Kam bërë një të tillë edhe kur isha futbollist profesionist te Bohumi. Trajneri ynë, Stefan Kuntz, ishte gjithashtu një polic, ndaj kishte lidhje me zyrtarët në qytetin e Bohumit. Ndaj ai ma rregulloi që të punoja disa ditë përkrah policëve.

Një ditë, arrita të ndaloja me radar shokët e skuadrës si patrullë rrugore. Një herë zura me shkelje Vahid Hashemian, ai po ecte me shpejtësi 30 kilometra në një zonë ku mund të ecej me 70 kilometra në orë. Desha t’i hiqja patentën se po ecte shumë ngadalë”, tha duke qeshur Mavraj.

Mavraj nuk tërhiqet kur bëhet fjalë për të folur edhe për tema të nxehta si emigracioni apo politika. “Është e rëndësishme të shprehem. Jam shqiptar, sidomos në mentalitet. Por mendoj si gjerman, kam sidomos miq gjermane dhe jeta ime është gjermane. Por epiqendra ime është Islami, që më jep një drejtim. Në përgjithësi, jam një diplomat shqiptar (qesh).

Në Këln u përfshiva edhe në çështjet e emigracionit. Nëse kërkon të punosh dhe të arrish diçka, mund ta bësh edhe në vende si Shqipëria. Por gjithsesi kishte edhe familje emigrantësh me fëmijë të sëmurë që vinin në kufijtë e Gjermanisë pasi nuk u garantohej shëndetësia. I mirëkuptoj këto familje që vinë në Gjermani”, tha Mavraj.

Ai ndërkohë nuk pëlqen shumë politikat ndërkombëtare, ku sipas tij gjërat po bëhen gabim. “Emigracioni do të vazhdojë? Po, është e vërtetë dhe sigurisht që ne jemi ata që duhen fajësuar për këtë. Shtetet europiane dhe Amerika, kanë kolonizuar prej shumë vitesh, sidomos në Afrikë dhe kanë penguar që këto vende të zhvillohen. Njerëzit atje punojnë me kakaon, por nuk ia dinë shijen çokolatës. Ndaj nuk duhet të çuditesh nëse njerëzit duan të vijnë këtu, ku standardet e jetesës janë të larta. Dhe ne nuk duhet të ankohemi shumë kur eksportojmë armë dhe pastaj njerëzit nga zonat e luftës vërshojnë drejt nesh.

Për kë do votoj këtë vit në Gjermani? Mendoja se zgjedhja është fshehtë (qesh). Sinqerisht nuk e di por do të shkoj të votoj. Do ta bëj dy herë, pasi ka zgjedhje edhe në Shqipëri. Karriera e policit fatkeqësisht nuk mund të vazhdohet më, sepse mosha limit për regjistrimin është 31 vjeç. Por do të ishte e bukur të bëhesha politikan. Do të më pëlqente. Nëse dëshiron të ndryshosh diçka, duhet të bësh diçka edhe vetë”, deklaroi mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare./ PanoramaSport.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit