9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rrëfimi i aktorit Morgan Freemen: “kam miliona në bankë, por nuk po mund ta blejë shëndetin dhe ta shpëtojë jetën”

Më të lexuarat

E kam jetuar jetën time në mënyrë të gabuar dhe nuk dëshiroj që kjo të ju ndodhë edhe juve, ka porositur aktori.

“Kurrë më nuk më mjaftonte. Tash jam 78 vjeç dhe besoj se nuk më ka mbetur edhe shumë kohë. Kam miliona dollarë në bankë, por nuk mund ta blejë shëndetin dhe ta shpëtojë jetën. Kam familje dhe miliona tifozë anembanë botës, por tani jam plotësisht i vetëm. E kam jetuar jetën time në mënyrë të gabuar dhe nuk dëshiroj që kjo të ju ndodhë edhe juve”, e fillon tregimin e tij aktori i famshëm Morgan Freemen.

“Më dëgjoni dhe ndërmerrni diçka nëse dëshironi ta ndryshoni të ardhmen tuaj. Do të doja që mua dikush të më kishte treguar kur isha i ri, atë që do t’ju tregoj unë juve tani.

Paratë në vetvete nuk janë të këqija. Ato janë vetëm letër me një vlerë të llogaritur, e cila na mundëson të arrijmë tek gjërat e tjera që i konsiderojmë të vlefshme.

Nëse paratë nuk janë të këqija, atëherë kush është e keqja?

E keqja është e pavetëdijshme, është pasion obsesiv dhe moral për të dëshiruar sa më shumë.

E keqja është e pashpirt, është ndjekje obsesive – kompulsive e një qypi të plotë ari në fund të një ylberi që nuk ekziston.

E keqja është kur ne kemi një etiketë në zemër dhe në shpirt, të cilën e këmbejmë për suksesin financiar me çdo kusht.

E keqja është kur përpiqemi ta blejmë lumturinë pa pushim, duke mos qenë të vetëdijshëm se ajo është vetëm një iluzion që një ditë zhduket.

Imagjinoni që të keni gjithçka dhe pastaj t’i humbni të gjitha. Imagjinoni që të jeni shkatërruar. Të mos keni aspak para. Zgjidhja e vetme për ju është që të siguroni më shumë para. Nuk ka asgjë që krijon lumturinë e rreme. Kush jeni ju tani?

Ku janë tash të gjithë ata njerëz që ju i konsideronit miq kur kishit para?

Ndërsa ata që nuk ishin me ju për shkak të parave, me siguri qysh moti ju kanë braktisur duke menduar se ju jeni një idiot egocentrik.

Pse?

Sepse ndjekja juaj e pafundme e parave, ju ka bërë të verbër dhe ju ka shmangur nga rruga e drejtë në jetë. A ju pikëllon ky fakt? Po ua them këtë sepse dua t’ju ndihmoj të ndryshoheni.

Unë nuk po them se ju nuk mund të jeni financiarisht të suksesshëm. Vetëm po them se në jetë ka qëllim edhe më të madh sesa ndjekja e suksesit financiar.

Mund të ndryshoheni prej sot, nëse e ridefinoni versionin tuaj të suksesit.

Mund t’i transformoni marrëdhëniet tuaja të dëmtuara dhe të ndërtoni të reja.

Mund ta falni veten dhe ata që ju kanë lënduar.

Mund të bëheni një lider, i cili do t’i ndihmojë të tjerët.

Mund t’i balanconi prioritetet tuaja në jetë.

Mund ta shëroni martesën tuaj dhe të krijoni dashuri edhe më të fortë sesa ajo që keni menduar se është e mundur.

Mund të bëheni prindi më i mirë në botë, por mos prisni që të vini në moshën time.

Mundeni ju ende të fitoni më shumë para, por kurrë nuk do të mund ta ktheni kohën.

Të gjithë një ditë do të vdesim. Me çka doni që të ju kujtojnë?

Me çka mund ta bëni botën një vend më të bukur?

Cili është qëllimi juaj i vërtetë?

Ne të gjithë do të vdesim, por vetëm pak prej nesh jetojnë me të vërtetë. Mund të dilni nga hija në dritë. Jeni të krijuar për gjëra të mëdha. Jeni të krijuar për shumë më tepër sesa ajo që jeni duke bërë për jetën.

Ju jeni një qenie që duhet ta frymëzojë botën dhe tu ndihmojë të gjithëve. Ejani le ta bëjmë më në fund gjënë e duhur.

Hapëroni nëpër botë me plotë dashuri të vërtetë dhe më në fund do ta kuptoni se dashuria është ajo që në fakt ju e keni dëshiruar gjatë gjithë jetës suaj.

Vetëm dashuri, sa më shumë dashuri. Asnjëherë mos hiqni dorë, pa marrë parasysh se çfarë lloj sfidash ju godasin në jetë. Bota ka nevojë për ju sot më shumë se kurrë.

Vetëm me dashuri, dhembshuri, falje dhe besim në njerëzinë mund ta mposhtim të keqen njëherë e përgjithmonë”, përfundon aktori.

Akos.ba

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit