20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrëfim: Rruga ime drejt Islamit

Më të lexuarat

Jam lindur në një familje ortodokse. Jam edukuar në frymën ateiste, sepse ashtu kërkonte babai im i cili ishte komunist, por edhe koha në të cilën jetonim atëhetë. Nëna frikohej të më dërgojë në kishë dhe të më kryqëzojë,me qëllim që mos të shkaktojë ndonjë pasojë për punën e babait. E di se gjyshja nga babai, fshehurazi prej tij, me dëshirë më dërgonte në kishë dhe m’i ka sqaruar gjërat e para mbi Zotin, aq sa vetë ajo dinte, ashtu me pak dije.

Më kujtohet se për herë të parë kam pyetur për qëllimin e jetës sime, për çka jam lindur pikërisht unë dhe çfarë do të jetë jeta ime, atëherë kur i kisha vetëm pesë vjet` e gjysmë. Qëndroja përpara pasqyrës dhe pyesja veten su ku është shpirti im, a mund të shihet ai me sy dhe ç’do të bëhet më të kur do të vdes…A do të shkojë në në Parajsë, apo në Ferr?Gjithmonë më kanë interesuargjërat abstrake, bota e padukshme dhe pyetjet në temën “fuqia më e math”.

Në moshën tetëvjeçare përjetova vdekje klinike pas operacionit të zorrës qorre, sepse ishte e punktuar mbi njëqind orë dhe gati sa kishte ardhur deri te sepsa. Faleminderi i takon All-llahut të dashur i Cili më ndihmoi ta përballoj atë krizë. Më kujtohet rruga nëpër tunel dhe tërë jeta ime e vogel e cila në ato momente kaloi para syve të mi, sikurse fytyra e udhëtarit në kupenë e trenit i cili kalon mu para jush… Më kujtohet, sikurse nëpër ndonjë mjegull të çuditahme, se, derisa isha në gjendje të pavetëdijshme, kisha parë engjujt përreth krevatit tim, një fushë të madhe dhe të ndriçuar përplot me luule të llojllojshme…

Dëgjova zëra të qet dhe të rehatshëm të cilët flisnin diçka pakuptueshme, më thirrnin me emër dhe ndjehesha sikur të jem në Parajsë. Përreth meje gjithka kishte dritë, dritë e madhe, e bukur, e kënaqësisë, e qetë. E di se pas zgjimit nga koma i kam pyetur mjekët me mantilët të bardhë se a jam unë në Parajsë, për këta ata qeshën dhe më thanë se nuk jam në Parajsë, por se gjendem në spital. Isha shumë i pikëlluar për këtë, nuk doja të jem aty…doja të kthehesha mbrapa, në atë fush të ndriçuar përplot lule të llojllojshme në të cilën lozin engjujt dhe thirrin emrin tim. Vizionin tim ua rrëfeva vetëm nënës time dhe më të afermëve. Mëndoj se askush nuk e kuptoj seriozisht, bile jo ashtu sikur e kisha kuptuar unë.

Bibla ime parë dhe pyetjet e mia të mëdha

Ashtu si ritesha, shtohej edhe interesimi im për mësimin fetar. Kërkoja të vërtetën në atë që njerëzit përreth më afronin, në krishtërizim. Meqë babai im hetoi se gjithnjë e mëshumë po interesohem për mësimin fetar, për ditëlindjën e pesëmbëdhjetë më bleu bliblën e parë. Unë atëherë shkoja shpesh në mësimin fetar dhe në kishë ku degjoja këndimin e korit kishtar. Bisedoja me njerëzit që ishin në fe dhge të cilët studionin teologjinë. Megjithatë, nuk kamgjetur përgjigjje të kënaqshme për të gjitha pyetjet e mia. Gjithmonë më habisnin teoritë mbi Një Zot i cili, në të vërtetë, ishte i trefishtë, dhe mbi ata se Ai ishte trupëzuar në trupin e Jezu Krishtit. Asesi nuk mundesha të kuptojë se përse serbët ortoksë kremtojnë festat, u lutën ikonave, ndezin qirinjtë dhe lënë të holla te ikonat… Kjo ishte në kundershtim me të gjitha parimet e fesë dhe së paku me dy prej dhjetë urdhërave të Zotit… Urdhëri i parë i Zotit është kështu: Unë jam Zoti ytë, mos merr për zota të tjerë përveç meje… I dyti: Mos i bëj vetes idhull, e as kurrfarë figure; mos ju përul, e as mos ju shërbe… Po pse pra atëherë, e pyeta veten, njerëzit kanë ikona në mur?… Këto a nuk janë idhuj? Si atëherë mund të sqarohetnocioni i Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë në Një Zot… Asgjë nuk e kisha të qartë. Më dukej se më tepër kam ditur për Zotin derisa nuk më çmendën plotësisht me këto teori… Nuk desha që t’u besoj. Nuk desha t’u robërohem idevetë rrëjshme dhe besimit të rrejshëm. Dëshiroja esencën, kurse atë nuk e gejta në krishtërizëm. Vendosa që më mos të shkoj në kishë dhe mos të puth ikionat. Nëse Zoti është Një, kam konsideruar se nuk mund të jetë Tre… njëshi është një, asnjëherë tre. Kisha bindjen time mbi Zotin dhe kjo sa për fillim më mjaftonte.

Takimi i parë me “civilizimin më të lartë”

Kur bëra tetëmbëdhjet vjet duhet të nisesha për në Amerikë në rrugë drejt shkencës. Shkova në bazë të këmbimit shkencor, në këmbimin e shkollave të mesme për një vit. Duhej të jetoja në familje amerikane. Nuk desha të shkojë në vendin e largët pa mbrojtjen e Zotit… Mendoja se rruga për tekn Zoti është vetëm përmes kryqëzimit. Nuk kam ditur për zgjidhje tjetër… Më kryqëzuan dy ditë para nisjes në Amerikë. Kjo ishte në verën e vitit 1992. Në Bosnje lufta shkonte flakë…

Në Amerikë jam shoqëruar me njerëz nga tërë bota. Më e afërt më ishte një vajzë nga Pakistani, muslimane… më kujtohet se kurr nuk më ka shkuar nëpër mend se si ajo, në emër të Zotit, mund të durojë tërë ditën pa ushqim në kohën e agjërimit të Ramazanit. Nuk e kam ditur… Nuk kam pasur se prej ku të kuptojë. Islami atëherë më tingëllonte si kërcënim, si diçka e tmerrshme, diçka që është plotësishtë dekadente dhe ekstreme. Lus All-llahun e dashur që të më falë për paditurinë dhe paragjykimet. Dëgjoja lajmet nga vendi të cilat ishin tmerruese… Serbët dhunonin, vrisnin, plaçkitnin nëpër Bosnje… Më dhimbsej ajo që njerëzit vriteshin mundimshëm dhe pa arsye… Pyetja vetën, përse… Zoti është Një për të gjithë ne… Më vinte turp të them se jam serbe. U ktheva në vendin tim më 1995, pas tre viteve të kaluara në Amerikë… Nuk mund të them se ishte shkelqyeshëm, sepse Amerika ofronte shumë, e unë atëherë nuk kam tëntuar për kënaqësitë e kësaj bote. Dëshiroja që ta qetësoj shpirtin tim, kurse këtë nuk e arrita atje ku standardi material kishte arritur kulmin e vet, kurse ai shpirtëror kishte rënë në zero. Atje shumica ishte e kthyer nga vlerat materiale, kurse rrëfimet e mia për pastërtinë e shpirtit, për dashurinë e të gjitha qënjeve dhe për Një Zot duhet të ketë tingëlluar çuditshëm. Fatkeqësisht, edhe unë arrita që në një kohë të bie në humnerë dhe fillova të marrë drogë dhe të shoqërohëm me narkomanë, gjë që emori haraçin e vet. Edhe pas kthimit tim në Serbi vazhdova të konsumoj marihuanë dhe të shoqërohem me persona negativ. Me gjithatë, në atë kohë disi filloi zgjimi im… Dalngadalë por e sigurtë, ndrëpreva takimet me njerëzit, të cilët shisnin dhe vetë konsumonin drogë. Ndërrova numrin tim të telefonit. Nuk delja në vendet e njëjta. U qetësova. Por, edhe më tej isha larg pendimit, atij të sinqërtë dhe të thellë. Edhe më tej ndjehesha e humbur dhe e zbrazët… por…

Zoti im është i mëshirshëm

Para dy viteve u njoha me dikë i cili ndoshta rrënjësishtë ndyshoi botëkuptimet e mia mbi Islamin. Ishte ky shoku i një të njohuri tim, postdiplomisti i Fakultetit Elektronik në Beograd. Edhe unë isha në studime, në Fakultetin Filozofik. Ai dukshëm kontribuoji që unë t’i përballoj të gjitha paragjykimet që kisha ndaj Islamit. Më pëlqente se ishte i matur, i butë, i sinqertë, asgjë që i përngjante vizionit të muslimanit që deria atëherë e kisha. Me flakë në sy fliste mbi Zotin dhe ishte i lumtur sikur fëmija i vogël derisa më sqaronte përse diçka është kështu, e diçka është ashtu në Islam. Më njohu me shumë miq të tij. Njëri prej tyre në një rastë më solli përkthimin e Kur’anit për ta lexuar. Me orë të tëra i kaloja para këtij libri të çmuar, shpesh duke qarë për shkakë të vërtetës e cila ishte në të, e lumtur që e kisha gjetur… E lexova prap për herë të dytë, prap, duke u dridhur para fuqisë së fjalëve që dilnin prej tij… Gjatë një rasti një prej miqëve të mij, musliman, deshti që unë t’i sqaroj përse ne ortodoksët mëndojmë se Zoti është njëri prej treve. Unë mbeta si e shtangur. Thashë se unë nuk besoj në atë dhe se besoj se Zoti është një, dhe se rrëfimet për trinitet janë të pabaza… Ai vetëm buzëqeshi… tani e dij se çdo të thoshte buzëqeshja e tij. Megjithatë, atëherë, para një viti e gjysmë nuk munda as ta supozoj se ç’do të ndodhë. Ai e dinte se unë jam afër së vërtetës, por lejoi që vetë ta zbuloja atë. Megjithatë, deri tek ajo unë nuk do të vija poqëse Zoti im nuk do të kishte lëshuar mëshirën e Vet mbi mua.

Në atë kohë intenzivishtë fillova të lexoj libra mbi Islamin… Gëlltitja literaturën…

Masgjepsesha nga tërë ajo njohuri mbi Islamin. E lajmërova motrën time se në zemër jam muslimane… se besoj All-llahun, Një dhe të Vetëm… se besoj se Muhamedi (a.s.) është i dërguari i Zotit. Agjërova dy javë të Ramazanit, edhe pse nuk isha ende “zyrtarisht” muslimane… Më pëlqeu. Nuk mund të përshkruaj tërë atë ndjenjë që kisha derisa agjëroja, gzimin tim të iftarit. Por, në tërë atë që kam bërë kamunguar diçka mjaft e rëndësishme dhe esenciale… mungonte namazi.

Më leni të falem

Por, e tërë ajo kthesë në mëndimet dhe veprat e mia nuk u pëlqeu shumë atyre të cilët më nihnin si ortodokse. Kërkova përkrahje te miqt e mi musliman të cilët i nihja. Megjithatë, ata frikësoheshin se vallëmos e bëjë atë për shkaqe të gabuara, dyshonin se nijeti im nuk ishte i sinqertë… Unë e dija se besoj në Kur’an dhe se ai i vetmi është i besueshëm. E dija se zemra ime ka gjetur rrugën drejtë se cilës ka synuar që nga fillimi i krijimit të vet. E dija se Islami është rruga e vërtetë… insistoja që sa më parë të shqiptoj shehadetin, kurse ata shtynin atë vendin tim. Përfunidimisht, në janar të ëktij viti kalova nëpër periullë të zymtë depresioni… Kisha nevojë të perulëm Zotit tim dhe tek Ai të gjejë mbështetje… Deshta të falem e nuk dija se si.

Me netë të tëra qëja dhe shikoja në qiell… lexoja Kur’anin. Pendohesha për shkak të atyre mekateve të cilat i kisha bërë në të kaluarën dhe për shkak të pakujdesisë time ndaj Zotit tim. Përfundimisht, për ta përshpejtuar atë, i luta miqt e mi, çiftin bashkëshortor, që të jenë dëshmitarë të mij… Që mos të më ngadalsojnë përsëri në vëndimin tim, u thashë se do të bëjnë mekat nëse unë vdes gjatë natës, nëse vdes si krishtete dhe varrosem si e krishtere. Ata ngadalësonin shehadetin tim duke dëshiruar që me këtë të më japin më shumë kohë ta njohë sa më mirë Islamin… Ato fjalë të mia ishin vëndimtare. Kuptuan seriozitetin e asaj që u flisja dhe se më të vërtetë, askush prej nesh as hnuk mund të supozojë se edhe sa pak apo sa shumë kohë ika mbetur të jetojë. Shkova tek ata, e ata më lutën që të vë shaminë mbi kokë. U ulën dhe më shikonin… Dridhesha dhe me zë thuajse në vaj thashë: Esh’hedu En La ilahe il-lAll-llah Ve Esh’hedu Enne Muhammeden Abduhu Ve Resuluhu…

Qënijen time e mbushi nje gëzim i çuditshëm… gjithçka që unë isha deri atëher, ishte e vjeter dalëngadalë vdiste dhe la vendin për nje ‘’unë’’ të ri dhe më të mirë, për dikë që do të jetojë dhe punojë gjithça ne jetë për shkak të kënaqësisë së All-llahut. Unë sërish u linda dhe sërish fillova të jetoj… Mëshira e Zotit u lëshua mbi mua. Ndjeva se si kam hequr një barrë të madhe nga shpirti im. Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te botëve, i Cili më lejoj që t’i afrohem të Vërtetës, i Cili më zgjodhi të jem një nga robëreshat e Tij.

Miqtë e mi filluan të më urojnë dhe ishin vërtetë të lumtur per mua… Edhe vajza e tyre qe kishte tre vjet e gjysmë deshi që ta vëjë shaminë në mënyrë që të fotografohemi dhe ta madhërojmë atë moment… Isha shumë e lumtur kur falëm namazin e akshamit, të tre bashkërisht… Elhamdulil-lah, ishte ky namazi im i parë!!!

Më mësuan se si të fali farzet. Shum shpejt kuptova dhe mbajta mënd se si bëhet kjo. Së shpejti pas kësaj me dhuruan literaturen e dy sure, teshehhudin dhe salevatet i mësova me shpejt se dy javë. Të vërtetën e ka thënë All-llahu i Lartësuar në Kur’an: ‘’Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzoj, ia zgjeron zemrën për (të prënuar) Islamin…’’.(El-En’am: 125)

Para disa ditëve fillova të fali edhe synetet e namazeve. Lus All-llahun e Lartësuar që të më japë fuqi të përqëndroj në atë.

Tani …

Tani jam Aishja… Dhe gjithmonëdo të jem Aishja… Në letërnjoftimin tim ende qendron Milena…por në zemrën time jeton Islami, dhe, nëse don All-llahu, do të angazhohem që çdo pjesë e qënies time dhe çdo pjesë e jetës sime të jetë thurur dhe inspiruar me Sheriat, Kur’an dhe praktikë të të Dërguarit të Zotit, Muhammedit (sal-lall-ahu alejhi ve sel-lem). Dëshira ime është që një ditë, nëse All-llahu lejon, të edukoj fëmijë të mij muslimanë, të cilët dotë jenëtë fortë në fe dhe të përqëndrueshëm në rrugën e vertetë, krenarë për atë se janë muslimanë, ashtu sikurse nëna e tyre. Dëshiroj që ata, nëse don zoti, me krenarita ta mbajnë te vertetën në zemër… Kurse e vërteta është Islami.

Pasha All-llahun nuk ekziston gëzim më i madh se gëzimi i besimtarit në namaz, besimtarit i cili përgatitet për takimin me Zotin e vet,i cili shpreson në Mëshirën e Tij dhe i cili gjithça që bën, e bën në emër të Krijuesit të vet për kënaqësinë e Tij.

All-llahu qoftë i kënëqur me të gjithë. Aminë!

Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botrave.

Marrë nga revista “Novi Horizonti” nr.35, korrik 2002
Përktheu: Shaqir Ismaili, Podgoricë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit