20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrëfehet djali i Umberto Bossit rreth diplomës falce

Më të lexuarat

Distancohem krejtësisht nga ajo diplomë universitare. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, nuk flas shqip, asnjëherë nuk jam mburrur me tituj akademikë e nuk kam qenë në dijeni të atij dokumenti që daton në 2010-ën”. Kështu ka deklaruar Renzo Bossi, djali i Umberto Bosit, i cili ka thyer heshtjen për të parën herë që prej shpërthimit të skandalit me diplomën e Universitetit “Kristal”, që mbushi titujt e gazetave si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri.

Trota sic e njohin në vendin fqinj, i tha agjensisë së lajmeve “ANSA” se vetem tani e ka mësuar ekzistencën e dokumentit.
“Kurrë nuk kam thënë se jam diplomuar”, është shprehur ai. “Preferova të mos flas për këtë cështje sepse besoj tek magjistratura dhe vetëm asaj duhet t’i jap llogari, por në këto momente, ndihem i detyruar të dal hapur kundër vullnetit tim për t’i vënë fre mediave, për t’i thënë ndal kësaj fushata masakruese përkundrejt personit tim dhe atyre gazetave që shumë shpesh, këto vitet e fundit, kanë dashur të bëjnë gjykatësin. Kam parë e dëgjuar shumë njerëz të më akuzojnë”, vazhdon djali i ish liderit të Legës së Veriut, Umberto Bossi në deklaratën e tij.
“Ata kane dashur vetëm për të më përdorur si armë kundër tim eti, në përpjekjet për ta frikësuar e për ta bindur të mos rikandidojë si sekretar federal”, thekson ai.
Renzo Bossi kërkon të lihet i qetë, përderisa, sic thotë dhe vetë, ka demonstruar vullnet të plotë për të hequr dorë nga cdo pozicion politik e për ta lejuar kështu Legën të vazhdoje projektet e saj.
“Do të nis cdo gjë nga pozitat e një militanti të thjeshtë”, është shprehur ai në një tjetër intervistë, dhënë këtë herë për “Vanity Fair”.
“Pas 10 vjetësh kur të jem 33 vjec e të kem më shumë experiencë, të shoh se cdo të bëj. Ndërkohë dua të studioj, të gjej një pune e të ndërtoj të ardhmen time”, ka thënë Renzo Bosi.
Po cfarë lloj pune do të bënte gjatë kësaj periudhe? “Murator”, thotë Bossi Junior, ose fermer, që të rri pak në ajër të pastër. Dy vitet e kaluara me kravatë në qafë për mua janë shumë”, tha ai./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit