6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrahet brutalisht një kosovar në Vojvodinë

Më të lexuarat

Një shtetas i Kosovës është rrahur brutalisht nga personi i një hoteli në qytetin Ruma të Vojvodinës dhe më pas është dëbuar.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, bëhet fjalë për Fatmir Antali nga Prishtina, i cili është rrahur brutalisht nga personeli i hotelit luksoz “Vila Hit” në qytetin Ruma.

Ai kishte udhëtuar drejt këtij qyteti për shkaqe shëndetësore dhe shërimit pranë një spitali në Vojvodinë. Brutaliteti dhe sulmi ndaj tij ka ndodhur, kur Fatmiri kishte denoncuar personelin e hotelit për vjedhjen e 300 eurove në dhomën ku ishte akomoduar.

Punonjësit e hotelit kishin refuzuar se kanë vjedhur paratë dhe se pas kësaj ata kanë sulmuar brutalisht kosovarin, me shëndet të përkeqësuar dhe ky ishte shkaku që ai kishte ardhur në një spital të këtij qyteti për tu shëruar dhe kryer kontrolle.

Policia serbe ka mbërritur në hotel, mirëpo edhe ajo ka urdhëruar që ai të largohet sa më shpejt për të mos ndërmarrë masa plotësuese. Versioni i policisë ka qenë se Fatmir Antali kishte provokuar punonjësit e hotelit dhe se ishte fajtor për konfliktin.

Ky rast ka nxitur edhe reagime të kreut të komunës së Rumës dhe organizatave e partive radikale, pasi që tek Fatmir Antali është gjetur karta e identifikimit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, autoritetet policore duhet të shtojnë sigurinë dhe masat, duke theksuar se “si ka mundur që një terrorist i rrezikshëm të hyjë në zemër të Serbisë dhe të rrezikojë paqen”, informon INA.

Nga ana tjetër, prishtinasi ka rrëfyer për tmerrin që ka pësuar dhe mungesën e mbështetjes edhe nga organet e rendit, përfshirë kërcënimet e rënda se do të eliminohej. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit