20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrahen të paraburgosurit në aksionit “Monstër”

Më të lexuarat

Tre nga gjashtë të arrestuarit në aksionin policor “Monstër” të cilët gjenden në paraburgim janë torturuar dhe rrahur në burgun e Manastirit. Lajmi bëhet i ditur nga Alsat-M, ku familjarët kanë bërë denoncimet për ushtrimin e dhunës, pasi që kanë vizituar të paraburgosurit.

Ata kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur.

Familjarët e kanë paraqitur rastin edhe tek Avokati i Popullit për të kërkuar hetime dhe masa përkatëse për të parandaluar përsëritjen e keqtrajtimit dhe torturimit të të afërmve të tyre që gjenden në paraburgim, si dhe me qëllim, ndëshkimin e autorëve të këtij akti.  (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit