3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ronaldo, thirrje për ndihmë: më gjeni gruan e cila më ushqente me hamburgerët që tepronin…

Më të lexuarat

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po kërkon ndihmën e mediave për të zbuluar vendndodhjen e dy punonjëseve të McDonald, të cilat i dhuronin atij mbetjet e hamburgerëve sa për të mos mbetur i uritur.

Ronaldo kujton me detaje se si gjatë jetës së tij në Portugali kishte qenë i pllakosur nga varfëria, gjë të cilën e kishte në konsideratë punonjësja që quhej Edna, së bashku me dy vajza të reja.

Sot, pika e McDonalds në lagjen e tij të fëmijërisë është mbyllur, por assesi kujtimet e Ronaldos.

Në intervistën e para pak ditësh me Pers Morgan, ai u lut që ta gjente Ednën, pasi ka menduar një dhuratë të mirë për të dhe punonjëset e tjera.

Ai tha se dëshiron të dalë për darkë me Ednën e të tjera vajza në Lisbonë apo Turin, pasi ka dëshirë t’ju japë nga një dhuratë.

“Isha i vogël dhe i uritur. McDonalds ishte ngjitur me stadiumin. Trokisnim në xham dhe pyesnim a ka ndonjë copë hamburgeri të tepruar”, thotë Ronaldo, i dëshpëruar që nuk e ka parë më kurrë zonjën e sjellshme.

Fëmijëria e Ronaldos nuk është aspak sekrete për yllin, i cili pranon të ketë qarë për një palë tuta futbolli kur i janë grisur. Ai thotë se djali i tij i madh, një talent i dukshëm që tani, nuk mund ta kuptojë kurrë ndjenjën e mundimit siç e kishte përjetuar ai vetë.

Ai madje tregon se i biri u shokua kur e pa shtëpinë ku kishte banuar i ati kur ishte në moshën e tij. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit