1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ronaldo shkruan historinë / Juve “përmbys” Atleticon

Më të lexuarat

Juventus dhe Cristiano Ronaldo bëjnë gjëra të mëdha! Portugezi i ka dhuruar fitoren 3-0 dhe kualifikimin në Champions League kundër Atletico Madrid bardhezinjve.

Giorgio Chiellini ka zhbllokuar ndeshjen pas katër minutash lojë, por goli është anuluar për një faull të Ronaldo-s ndaj portierit Oblak. Portugezi e ka shlyer gabimin duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 27-të ,e goditjen e tij të parë drejt portës dhe me prekjen e parë të topit në zonën e rreptësisë kundërshtare. Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, “Air Ronaldo” ka goditur përsëri, duke çuar shifrat në 2-0.

Qershia mbi tortë ka ardhur në minutën e 86-të, kur Ronaldo ka transformuar në gol penalltinë e fituar nga Bernardeschi dhe ka fiksuar shifrat në 3-0, duke i dhuruar një kualifikim historik bardhezinjve në Champions League.

Në fakt, Juventus nuk kishte arritur të përmbyste asnjë nga pesë humbjet 2-0 të pësuara në të kaluarën në fazën me eliminim direkt të Kupës së Kampionëve/Champions League.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit