10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ronaldo do ta takoj jetimin palestinez, i mbijetuar i sulmeve izraelite (Foto)

Më të lexuarat

Asi portugez do të takohet me të mbijetuarin e vetëm të sulmit të 31 korrikut në Bregun Perëndimor – kryer nga forcat izraelite.
Real Madridi përveç që gëzon epitetin e klubit më të mirë në botë, pa as edhe një dyshim gëzon epitetin e klubit më bujar.

Ashtu siç vepruan gjithmonë, drejtuesit e Real Madridit vepruan njëjtë edhe në rastin e një djaloshi 5 vjeçar, Ahmad Dawabshe.

Teksa vëllai dhe prindërit e tij u vranë, djaloshi në fjalë (Ahmad) i ka mbijetuar një sulmi të tmerrshëm me zjarr në shtëpinë e tij.

Zëdhënësi i Real Madridit, Raul Serrano Quevedo, ka konfirmuar se klubi ka rënë dakord për të pritur djalin në Bernabeu pas pranimit të kërkesës nga ambasada palestineze.

Por Quevedo tha, se për detajet janë ende duke punuar, por se nuk është e qartë se kur Ahmedi Dawabsheh, do të vizitojë Santiago Bernabeun sepse djaloshi 5 vjeçar me shumë gjasë edhe për disa muaj do të qëndrojë në spital pas plagëve që pësoi nga zjarri.

Muaj më parë, në vitin 2015, Real Madridi ndihmoi refugjatin sirian Osama dhe familjen e tij që të takojnë ekipin e Real Madridit dhe i ftuan që të jetojnë në Spanjë.real viziti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit