15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rolin e gruas në shoqëri mund ta degradojë dhe topitë, vetëm një person që është arrogant

Më të lexuarat

Sa është i rëndësishëm roli i gruas muslimane sot, veçanërisht i asaj që është e mbuluar, në çdo segment shoqëror: arsim, sport, mjekësi, media, ekonomi, etj, flet mjaftueshëm situata në terren dhe për të është e tepërt të diskutohet!

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), gruas së tij Hatixhes (r.a.), t’i ketë thënë: “Nuk ka dalje nga shtëpia, nuk ka bisedë as diskutim me njerëzit në lidhje me misionin tim, mos ndërhy as mos u përziej! Dyqanet që ke pasur, duhet t’i mbyllësh, sepse ti nuk duhet të përzihesh në biznes dhe të tregtosh me tregtarët tjerë. E jotja është të qëndrosh në shtëpi, të lindësh fëmijë dhe të më dëgjosh mua!”

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), grave të tij, të cilat u nisën në rrugën e hixhretit për në Etiopi me burra të tjerë, tu ketë thënë: “Ju nuk mund të shkoni me burrat, e juaja është të qëndroni në shtëpi dhe të duroni! Kam frikë, se me përzierje me burrat, mund të shkaktohet fitne, vështrime të ndryshme e të ngjashme!”

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), grave që kanë qenë së bashku me meshkujt në Akabe, me rastin e dhënies së betimit për besnikëri, tu ketë thënë: “Ju pse keni ardhur, ju nuk e keni të lejuar të udhëtoni me burrat, dhe kështu të përziheni. Është dashur të vijnë vetëm ata, ju është dashur të qëndroni në shtëpi!”

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), vajzës tij Fatimes (r.a.), pasi që ajo ishte nisur për në Uhud me të dhe me bashkëshortin e saj për në Uhud, t’i ketë thënë: “Qëndro në shtëpi, mos eja me ne, ka shumë burra, turmë, përzierje, dikush mund të të shikojë me shikim të keq, pse ta ekspozosh veten dhe nderin tënd para syrit të dikujt!” Po atë ditë, Fatimja (r.a.), ia lidhi plagët Pejgamberit (savs).

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), sahabijes, me emrin Refida, e cila ia lidhi plagët Sad ibn Muadhit në xhami, që për të ishte i huaj, ajo e bëri atë pa praninë e mahremit, t’i ketë thënë: “Refida, mos iu afro atij, se nuk ke me vete mahrem, ai për ty është i huaj, ki frikë Allahun, hyn në shtëpi, po bën veprime haram, frikësohu nga Allahu!”

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), Aishes dhe Ummi Sulejmes, të cilat kanë bartur në shpinë ushqim dhe pije për ushtarët dhe ua kanë lidhur plagët të plagosurve në Uhud, t’u ketë thënë: “Kush ju dha të drejtë juve, që t’ua lidhni plagët burrave, dhe tu jepni ushqim dhe pije!?” Përse fare jeni nisur me ne, vendi juaj është në shtëpi, pse po përziheni me burrat, muslimanët dhe jobesimtarët!”

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), ditën e Uhudit, sahabijes Ummi Ammar, e cila personalisht e mbrojti atë, t’i ketë thënë: “Vërtet ti e ke vendin në shtëpi, pse po përzihesh këtu me burrat, po ia ekspozon trupin tënd lëvizjeve dhe shikimeve të burrave të tjerë.”

– A mund ta imagjinoni, që Pejgamberi (savs), Esmes bijes së Ebu Bekrit, e cila vetë e ka punuar tokën e burrit të saj Zubejrit (r.a.), sepse nuk kishin shërbëtor as punëtor, dhe e cila ka punuar me kuaj, ka bartur ujë, e ka gërmuar tokën, t’i ketë thënë: “Hy në shtëpi, e vetme po punon në arë, në atë mënyrë je ekspozuar shikimeve të burrave të tjerë, fqinjëve dhe kalimtarëve. Nuk e ke vendin aty.”

Unë nuk mundem, sepse qëndrimet dhe fjalët e Pejgamberit (savs), në rastet e përmendura më lart, ai kurrë nuk i ka thënë as nuk i ka përfaqësuar.

Çdo gjë ka kohën, hapësirën, nevojat dhe kushtet e veta.

Një prej muslimanëve (madje) ka thënë: “Gruaja e mirë nuk del nga shtëpia e saj, përveç në dy raste, kur martohet, del nga shtëpia e babait të saj për në shtëpinë e burrit të saj, dhe kur vdes, del nga shtëpia e burrit të saj për në varr!”

Për fat të keq, një deklaratë e tillë e neveritshme, e mjerë dhe poshtëruese, sot është e përfaqësuar tek një numër i caktuar i muslimanëve, si në botën arabe, ashtu, për fat të keq, edhe në vendin tonë. Një mendim i tillë nuk përfaqësohet vetëm nga muslimani i rëndomtë, por edhe nga disa të shkolluar. Kufizimi, kuptimi tekstual, kokëfortësia, arroganca, e shpesh edhe inati me kryelartësi, që palës tjetër, e cila përfaqëson mendim të ndryshëm, t’i argumentohet mashtrimi, jo e vërteta, por vetëm mashtrimi!

Sa është i rëndësishëm roli i gruas muslimane sot, veçanërisht i asaj që është e mbuluar, në çdo segment shoqëror: arsim, sport, mjekësi, media, ekonomi, etj, flet mjaftueshëm situata në terren dhe për të është e tepërt të diskutohet!

Rolin e gruas së mbuluar muslimane në shoqërinë e sotme, mund ta degradojë dhe topitë, vetëm një person që është arrogant !

Saudin Cokoja; akos.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit