11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rohan: Në veri, të shtrihet “dora” e shtetit

Më të lexuarat

Me përjashtim të veriut, ku është e nevojshme një shtrirje më e madhe e “dorës” së shtetit, Plani i Ahtisaarit është zbatuar mirë në Kosovë.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” Albert Rohan, ish-zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, 8 vjet pas prezantimit të këtij Plani, në bazë të të cilit Kosova një vit më pas e shpalli pavarësinë nga Serbia.

Edhe Rohan tashmë është rreshtuar në krahë të shumë diplomatëve të tjerë evropianë dhe amerikanë, të cilët po i kërkojnë Kuvendit të Kosovës, që ta themelojë Gjykatën Speciale, pasi që, siç thotë ai, në të kundërtën atë do ta themelojë komuniteti ndërkombëtar.
 
“Një Gjykatë Speciale është instrumenti i duhur dhe kjo është një shenjë e pjekurisë së shoqërisë së Kosovës që një gjykatë e tillë të themelohet nga Parlamenti i Kosovës në vend se një gjë të tillë ta bëjë komuniteti ndërkombëtar”, ka shtuar Rohan.
 
Gjatë kësaj interviste për gazetën ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, emigrimin e kosovarëve për në vende të ndryshme të BE-së, problemet ekonomike të vendit, luftimin e korrupsionit, radikalizmin fetar, etj.kohaislmae
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit