Robotët luftarakë do të vihen në mbrojtje të Rusisë

0
47

Trupat ruse të këmbësorisë në të ardhmen do të pajisen me robotë, të cilët do të përbëjë një të tretën e armatimeve dhe teknikës ushtarake, raporton ZR. Kjo u deklarua nga Ndihmës-komandanti i këtyre trupave Sergei Ivanov.

“Sipas vlerësimit të specialistëve, numri optimal i mostrave të sistemeve tokësore robotike duhet të përbëjë deri në 30 për qind të numrit të përgjithshëm të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake”, – tha Sergei Ivanov.

Teknika robotike si dhe sistemet për zhvillimin e zbulimit, evakuimit të të plagosurve, transportimit të municioneve në vendin e duhur, u paraqitën kohët e fundit nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes në poligonin e një prej brigadave të motorizuara suburbane. /koha/kohaislame