10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Robert Mugabe – despot në vend të vet, ambasador i vullnetit të mirë në OKB

Më të lexuarat

Robert Mugabe, njeriu që bota e ka njohur dhe e njeh si despot në vendin e tij në Zimbabve, është caktuar ambasador i vullnetit të mirë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

Presidenti 93 vjeçar i Zimbabvesë – që me politikat e tij ka ndikuar në shkurtimin e jetës për qytetarët e vet – ironikisht do të punojë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në betejat kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe diabetit në Afrikë, shkruan Mail Online.

Ky rol i është dhënë Mugabes për të inkurajuar vendet afrikane që të forcojnë politikat e tyre për reduktimin e konsumimit të duhanit e alkoolit.

Mugabe kishte ardhur në pushtet në vitin 1980 dhe qysh atëherë nuk ka hequr dorë nga pushteti.

Madje njëherë kishte thënë se “do ta udhëheq Zimbabvenë derisa zoti të më marrë, sa të jem gjallë do të jem lider”.

Politikat e tij prejse është në pushtet kanë bërë që jetëgjatësia në vend të zbres nga 61 vjeç mesatarisht në vetëm 44 në vitin 2013.

Vetëm në krizën e vitit 2009, më shumë banorë të Zimbabvesë ndihmonte OKB-ja, sesa vet qeveria e Mugabes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit